Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

941 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte shume i ashper me skuadren: “Do te kenaqesha sikur keta lojtare te provojne vetem 1% te asaj…”

Conte shume i ashper me skuadren: “Do te kenaqesha sikur keta lojtare te provojne vetem 1% te asaj…”
Inter Club Staff

Antonio Conte, nder te tjera, pas ndeshjes eshte ndalur edhe per mikrofonate Inter TV per te folur per ndeshjen Inter-Bologna te humbur 1-2.

Keto kane qene fjalet e tij: “Mendoj se duhet te jete me i thelle hidherimi per kete ndeshje dhe zhgenjimi se kaq.”

“Une kam kete gjendje shpirterore te renduar qe nuk e shpjegoj dot, dhe shpresoj qe edhe lojtaret ta kene.”

“Ka ndodhur dicka qe nuk nuk duhet te ndodhe kurre ne nje skuader te madhe. Kurre nuk duhet te ndodhe.”

“Ka shume pak per te qartesuar dhe per te shpjeguar. Do te thote se nuk jemi nje skuader e madhe dhe kemi shume pune per tu bere e tille.”

“Jemi te gjithe ne provim per te treguar qe meritojme Interin dhe qe te bejme nje projekt fitues ne fund.”

“Duhet bere dicka ndryshe nga 8-9 vitet e fundit. Une i pari duhet te tregoj se e meritoj Interin dhe me pas lojtaret qe punojne per Interin.”

“Nuk duhet te krijojme situata ndeshje pas ndeshje ku duhet te japim maksimumin.”

“Eshte e paevitueshme dhe e kisha thene edhe me pare qe marzhi yne i gabimit eshte shume i vogel dhe ne nuk jemi treguar aspak te zotet.”

“Une i pari duhet te mbaj perqendrimin. Gabimet e bera sot jane ne prove per kete.”

“Do te rikthehemi ne fushe por me nje plage te hapur. Keto nuk jane plage qe sherohen shpejt por qendrojne.”

“Te pakten per ate qe me takon mua. Keto lloj humbjesh me lene nje dhimbje shume te madhe. Do te kenaqesha shume ne rast se lojtaret do te provonin vetem 1% te asaj qe po ndjej une tani.”

“Sjellja qe pash sot ne fushe nuk me pelqeu aspak dhe eshte nje nga ato ndeshje qe nuk do te doja ti kisha perjetuar.”

“Kemi gabuar te gjithe, qe nga i pari tek i fundit e per kete nuk ka as alibi e as shpjegime. Kemi gabuar dhe pike.”

“Ndeshje te tilla nuk duhet te ekzistojne per Interin ne asnje kompeticion. Duhet te sillemi si skuader e madhe.”

“Lojtaret e krahut? Do te vazhdoj ti kerkoj qe te shtyjne me shume perpara. Ashtu duhet te luajme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.