Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,292 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Kush vershellen nuk i do te miren Interit. Tifozet e vertete kendojne deri ne minuten e 90…”

Icardi: “Kush vershellen nuk i do te miren Interit. Tifozet e vertete kendojne deri ne minuten e 90…”
Inter Club Staff

Ka gjuajtur penalltine ne minuten e 43 te pjeses se dyte dhe ka shenuar e keshtu Maurito Icardi i ka dhuruar Interit tre piket ndaj Sampdorias. Ne fundin e ndeshjes talenti zikalter ka folur per mikrofonat e Sky:

– I hodhe tifozeve bluzen. Por Kovacic te mundi kete radhe: Doli nga fusha vetem me breke…

Kovacic doli pothuajse nudo (qesh nderkohe).

– Duhen shume cilesi per te shenuar mire nje penallti ne fundin e nje ndeshje…

Ishte shume e rendesishme per Interin, per skuadren ne pegjithesi. Ne vazhduam rrugen e nisur ne Cesena dhe duhet te vazhdojme keshtu patjeter. Kemi nje ndeshje cdo dy dite dhe duhet te punojme akoma me shume.

– Ke ndonje llogari te hapur me Sampdorian apo si eshte puna?

Ata jane si cdo skuader tejter per mua edhe pse me ata kam debutuar tek futboli i madh. Eshte e rendesishme ti shenosh te gjitha skuadrave.

– A duhet ti terheqim kritikat per Interin?

Ne kritikat nuk i degjojme, futemi ne fushe per detyren e vetme qe kemi: Te fitojme dhe duhet te vazhdojme keshtu.

Vershellimat e tifozeve a jane jo te drejta per ty?

Kush vershellen, them une, nuk i do te miren as skuadres e as Interit. Me pas ka dhe nga ata qe kendojne e duartrokasin gjate gjithe ndeshjes. Ata po qe jane tifozet e vertete te Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.