Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

473 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte shume i ashper ndaj Arturo Vidal: “Ai eshte i pakenaqur? Ben mire qe te filloje…”

Conte shume i ashper ndaj Arturo Vidal: “Ai eshte i pakenaqur? Ben mire qe te filloje…”
Inter Club Staff

Antonio Conte, dje pas ndeshjes, ka folur gjate per mikrofonat e Rai Sport, ku ka kritikuar ashper edhe Arturo Vidal.

Keto kane qene fjalet e tranjerit zikalter:

Ndeshje e ndryshme nga ajo e kampionatit. Ishte nje Juve ndryshe, apo mungonte Lukaku dhe Hakimi?

“Nese shkoj de analizoj te dy golat, ne kemi bere dy dhurata te medha. Kemi bere gjithcka ne. Juve nuk eshte lodhur shume qe te beje golat.”

“Ne kemi bere disa paraqitje shume te mira. Ndeshja ka qene e mire, por sa keq qe ato gabime rendojne dhe ne humbem.”

“Djemte dhane gjithcka ne fushe, meritonim shume shume me shume se kaq. Por futbolli ky eshte, duhet ta pranojme.”

Kualifikimi eshte i hapur? 

“Pas nje 2-1 ne shtepi duhet te fitosh me dy gola ne ndeshjen e kthimit dhe nuk eshte nje shetitje kjo gje. Edhe sepse duhet te luajme kunder nje skuadre si Juventusi. Tani te mendojme per kampionatin, ndeshjen me Fiorentinen dhe pastaj per kete.

Lukaku rikthehet me Fiorentinen, si i ka kaluar keto dite ai?

“I qete dhe i kthjellet. Flasim me kete djalosh cdo dite qe eshte nje djale i mrekullueshem qe eshte sjelle gjithmone mire.”

“Ai nuk ofendon kurre askend. Nje djal i mbare qe eshte i rrethuar nga gjithcka cfare po ndodh. Por te gjithe duhet te jemi me te qete. E kuptoj qe behet lajm cdo gje rreth Interit por duhet thene boll ne nje moment.

I lumtur qe do te luash me Fiorentinen te premten?

“Nuk eshte kompetenca ime qe te komentoj nese jam i lumtur apo jo.”

“Klubi mund te thote dicka per kete, une jo. Une jam tranjeri dhe kur me thone te luaj, une pergatis skuadren per te luajtur.”

Gabimet?

“Kane ndodhur dy gabime te medha sot dhe me vjen keq sepse ka qene nje Kupe Italie kunder Juventusit.”

A ishte penalltia?

“Nuk e kam pare prape. Nese ishte penalltia, une se pashe. E rendesishme eshte qe e pa ai qe duhet ta shikonte. Une uroj qe te jene marre vendime te drejta.”

“Zerat per shitjen e Interit nga Suning a ju bejne me pak te qete? A eshte dicka shtese kjo per tu menaxhuar?

“Eshte nje situate me siguri e vecante, e cuditshme. E kote qe ta mohojme. Ne jemi nisur me nje projekt ne gusht dhe projekti me pas eshte ndalur.”

Nese i le topin Juventusit ajo do te shenoje gjithesesi?

“Ne kemi pergatitur nej ndeshje duke ditur gjerat pozitive qe mund te na vinin ne veshtiresi dhe ato qe mund te vinin ata ne veshtiresi.”

“E kemi pergatitur njesoj si ate te kampionatit. Thjesht sot kemi pesuar nga disa gabime, pa ato, do te kishte nje rezultat tjeter.”

Vidal eshte pare shume i merzitur te zevendesimi. A e ka tepruar ai?

“Une nuk shoh reagimet e lojtareve. I pakenaqur? Vidal ben mire qe te pranoje cdo vendim qe merr tranjeri. Pike. Fundi i historise.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.