Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

531 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndizet alarmi i kuq: “Publikohen te gjitha gafat e Handanovic kete sezon: e pabesueshme kur…”

Inter, ndizet alarmi i kuq: “Publikohen te gjitha gafat e Handanovic kete sezon: e pabesueshme kur…”
Inter Club Staff

Nder lojtaret e Interit qe kane me shume faj ne humbjen e djeshme eshte sigurisht edhe Samir Handanovic.

Ai beri nje gabim te pafalshem ne golin e dyte te Juventusit: “Ashtu si u pa edhe nga perseritjet e rastit, Bastoni ne pasimin prapa te De Vrij ishte ne avantazh ndaj Ronaldos, me krahun e ngritur ne drejtim te Samir per ta ftuar qe te qendronte aty ku ishte.”

“Por jo, Handanovic nuk pyet per kete dhe del pa kuptim dhe pikerisht aty ndodhi ajo qe nuk duhet te ndodhte.”

“Me pas, ishte edhe faji i Bastonit qe duhet te largonte topin (rregulli i arte i futbollit), por gjithcka e nisi Handanovic qe nuk ndoqi aspak aksionin.”

“Por jane te shumte gabimet e Handanovic ne kete sezon: gafa ne golin e Ilic Verona dhe ajo ndaj Caprarit ne Benevento jane dy nder me te rendat.”

Por ka edhe te tjera: “Per shembull, ne daten 10 janar, ne 2-2 ndaj Romes nuk kishte faje te medha ne golat e Pellegrinit dhe Mancinit, por ai nuk beri ne te dy rastet asnje tentative per ti kapur ato topa.”

“Pastaj, gabime me te vogla ka pasur edhe ne raste te tjera ne golat e shenuar nga Chiesa (Fiorentina ne javen e pare), Milinkovic-Savic (Lazio), Miranchuk (Atalanta), Sottil (Cagliari) dhe Keita (Sampdoria).”

“Ne te gjithe keto raste ai ose nuk eshte hedhur, ose eshte hedhur me shume vonese dhe nuk ka treguar reflekse. E pabesueshme kur e mendon se sa shume gabime ka bere kete sezon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.