Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte te Tottenham: cfare ndodh me 14 milione euro qe Interi i ka dhene tranjerit? “Zbulohet nje klauzole qe…”

Conte te Tottenham: cfare ndodh me 14 milione euro qe Interi i ka dhene tranjerit? “Zbulohet nje klauzole qe…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Antonio Conte do te jete tranjeri i ri i Tottenham dhe tashme nuk ka me te voglin dyshim per kete.

Por sapo ky lajm ka dale ne pah, te shumte kane qene ata qe kane menduar: cfare do te ndodhe tani me 14 milione eurot rroge qe Interi i ka dhene tranjerit per tu larguar perpara kohe?

Per kete gje flet Calcioefinanza.it, e cila zbulon se cfare do te ndodhe me to duke u bazuar te bilanci i sigluar ne 30 qershor 2021.

“Ne kete moment qe po flasim, Antonio Conte dhe stafi i tij i kane kushtuar Interit rreth 17 milione euro ne total per tu larguar.”

“Ne vecanti, rreth 14 milione euro kane shkuar vetem per Antonio Conten, qe rrogen e sezonit te tij te fundit me Interin e ka marre ne forme e nje “pagese per largim”.”

“Por ka pasur nje klauzole te qarte per keto para ne marreveshjen e nenshkruar nga tekniku dhe klubi zikalter ne momentin e largimit te tij.”

“Ne te lexohet qarte: ne rast se Conte perpara dates 31 dhjetor 2021 do te marre detyren si tranjer i nje klubi italian, ai do te detyrohet te ktheje prapa te gjithe shumen prej 14 milione eurosh.”

“Keshtu, ne kete rast kemi te bejme me nje klub anglez dhe Antonio Conte nuk do te ktheje asgje tek Interi.”

“Zikalterit nuk do te marrin asgje prapa edhe pse mendohet se nje nga arsyet qe Conte nuk ka pranuar ndonje klub italian kete sezon eshte pikerisht kjo klauzole: tekniku do te shijoje 14 milione euro nga Interi por edhe me shume se 10 milione euro nga Tottenham.”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.