Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

606 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet ne konferencen e tij te pare per 2021: “E dini apo nuk e dini? Tek Interi duhet qe te…”

Conte nuk permbahet ne konferencen e tij te pare per 2021: “E dini apo nuk e dini? Tek Interi duhet qe te…”
Inter Club Staff

Pasi eshte arkivuar 2020, eshte koha qe te zbrese ne fushe Interi qe neser ne dreke do te inaguroje 2021 e futbollit italian duke pritur ne Meazza skuadren e Crotones.

Pikerisht per kete ndeshje sot ka dale perpara gazetareve edhe Antonio Conte i cili ka folur ne Suning Training Centre.

Cfare ndeshje duhet te presim neser?

“Duhet te presim nje ndeshje impenjative ashtu si une mendoj se jane te gjitha ndeshjet e kampionatit italian.”

“Do te kemi perballe nje skuader te motivuar sepse e ka mbyllur vitin me nje fitore te bukur ndaj skuadres e Parmes.”

“Do te duhet te kemi kujdes. Te nisim kampionatin pas festave eshte gjithmone nje veshtiresi, por e dime rendesine e serise sone pozitive te fitoreve dhe duhet te vazhdojme keshtu.

Cfare pritshmerish ke ti per kete sezon dhe cfare mesazhi deshiron te japesh?

“Duhet te konfirmohemi se jemi ndermjet skuadrave qe mund ta fitojme kete kampionat. Nuk duam te leshojme asnje mesazh, duam te jemi te besueshem.”

Pertej merkatos, a mendon se Interi e ka aftesine ne kete moment per te luftuar deri ne fund? Si ka shkuar takimi me Presidentin?

“Ne kemi detyren qe te besojme. E dini apo nuk e dini?  Duke qene tek Interi, kemi detyren per te luftuar per maksimumin deri ne fund.”

“Per sa i perket takimeve me klubin eshte e drejte qe te mbeten private dhe te kete respekt per te gjithe personat prezent.”

Cfare do te thote per ju te jeni +9 pike mbi Juventusin? Mund te shtyje kjo gje lojtaret te besojne me shume?

“Ajo qe ka dale ne pah eshte se kampionati eshte i ekuilibruar, cdo ndeshje duhet te djersitesh per ta fituar.”

“Nuk ka ndeshje te lehta. Ne fund dalin vlera te rendesishme nga puna, nga organizimi. Gjera qe te ndihmojne te fitosh.”

Nainggolan ka thene se nuk ka pasur asnje shans. Pse mendon se ska funksionuar?

“Eshte e kote te kthehemi te argumente te kaluara dhe per lojtare qe nuk bejne me pjese e Interit.”

“I uroj Radjas te gjitha te mirat e mundshme per pjesen e dyte te kampionatit dhe e perqafoj me shume dashuri.”

Ne Verona eshte pare nje modul i ri. Skuadra ka arritur ne nivelin qe ti ke deshiruar? Ku mund te permiresohet?

“Kjo skuader, pas nje viti e gjysem pune, mund ti lejoje vetes qe te ndryshoje modulet edhe gjate ndeshjes ne vazhdim.”

“E kemi bere edhe ne raste te tjera ndryshimin kur kam futur Sanchez pas sulmuesve. E rendesishme eshte qe konceptet baze te mos harrohen, sepse ka momente te caktuara neper ndeshje ku duhet te jesh teper i kthjellet.”

“E dime se kemi bere dicka te rendesishme deri me tani, por eshte vetem gjysma e rruges.”

Trapattoni ne 89 tha se ne nje pike te caktuar, kishte ardhur momenti te fitohej. Sa mendon se eshte e rendesishme qe skuadra ta kuptoje forcen e saj? Cfare pret ne nivel mentaliteti?

“Gjej rastin per te pershendetur mister Trapattoni qe per mua ka qene nje baba i dyte. I bej urimet e mia per vitin e ri atij dhe familjes se tij.”

“Trapattoni ka bere gjera te rendesishme me Interin, nuk dua te krahasohem me te sepse po flasim per nje ikone te futbollit qe ka bere historine. Por ne te njejten kohe, shpresoj qe edhe une te Interi te bej dicka te rendesishme.”

Cfare mund te jape Vidal ne pozicionin qe ka luajtur ne Verona ne nje 3-4-3?

“Ne fund kur ka hyre, ai ka luajtur ne te njejtin pozicion. Ndryshon situata sepse ne faze ne mos posedimit te topit, Verona ndertonte me tre mbrojtes dhe ne kemi kerkuar barazim numerik gjate fazes se presingut.”

“Nuk ka ndryshuar asgje kur u fut Arturo. Pozicioni i Artures eshte ai i mesfushorit qendror te brendshem, eshte shume i zoti ne fazen e mos posedimit por i zoti edhe presing. Ka luajtur ne pozicionin e tij.”

Cfare kerkon nga lojtaret si nje hap i fundit i rritjes?

“Une kerkoj gjithmone shume nga lojtaret e mi. Cdo lojtar, per aq kohe sa ka kapacitet per tu permiresuar, une kerkoj gjithmone kete.”

“Te permiresohen jo vetem taktikisht, por edhe ne gjithcka. Brenda dhe jashte fushe. Kerkesa ime eshte ekselenca. Ajo e te berit dicka te mrekullueshme. Bashke.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.