Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

234 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon paktin e madh pas Lazios: “Duket si nje film, por Inzaghi eshte takuar me skuadren dhe i ka kerkuar…”

Gazzetta zbulon paktin e madh pas Lazios: “Duket si nje film, por Inzaghi eshte takuar me skuadren dhe i ka kerkuar…”
Inter Club Staff

Sot La Gazzetta dello Sport ka folur per nje “pakt te hekurt” qe ka ndodhur ne Appiano Gentile ndermjet skuadres dhe Inzaghit.

Duket si nje film, por gjithcka eshte e vertete dhe ka ndodhur ne qendren sportive te Interit ne Pinetina.

Gjithcka e ka pasur zanafillen pas ndeshjes me Lazion. Nje pakt i lindur nga vullneti per te gjetur nje mbrojtje solide edhe pse mund ti kushtoje dicka Interit ne bukurine e lojes dhe deshiren per te sulmuar.

Rezultatet me sa duket kane qene te menjehershme: vetem dy gola te pesuar ne kater ndeshje: Sheriff, Juventus, Empoli de Udinese.

Por prit, sepse nuk eshte gjithcka: keto dy gola jane pesuar njeri me goditje denimi dhe tjetri me penallti. Jo keq apo jo?

“E ne kete moment te gjitheve na kthehet ne mendje nje Sassuolo-Inter e nje viti me pare, kur Conte beri levizjen e madhe dhe blindoi prapavijen zikalter dhe hodhi bazat per Scudetto.”

“Ekuilibri eshte nje art kolektiv dhe zbulohet vetem nese marrin pjese te gjithe. Qe ne ndeshjen me Juventusin u pa dicka e tille.”

“Interi nuk beri nje presing shume te larte, por rrezikoi shume pak prapa. Ajo ndeshje mund te ishte fituar nese nuk do te ishte per ate penallti.”

“E perkthyer me mire: Interi nuk le hapsira te medha prapa per kundersulme me si ne te kaluaren. Eshte me e kujdesshme.”

“Kjo gje eshte pare me shume kujdes ne ndeshjet ndaj Empolit dhe Udineses, ku eshte pare ne fushe nje filozofi e re dhe precize.”

“Loja eshte fluide si ne fillim te sezonit, po, por ka nje ndryshim te rendesishem: kurre nuk prishet aksi i skuadres.”

“Inter i Simones mund te shkoje edhe pertej Contes sepse eshte edhe me i bukur per tu pare, por po kerkon nje ekuiliber racional. Te luaje bukur, por te pesoje edhe me pak.”

“Eshte ulur ndjeshem dalja perpara e mbrojtesave te qendres dhe ka me shume kujdes ne markimet personale te mbrojtesave.”

“Ashtu si kishte parashikuar edhe stafi, po ulet ndjeshem numri i rreziqeve ne prapavije. E gjitha fale perqendrimit te mesfushoreve edhe per fazen e mbrojtjes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.