Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

281 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Correa zbulon gjithcka: “Sot sapo kam realizuar nje enderr: ja per cfare behet fjale. Kur isha…”

Correa zbulon gjithcka: “Sot sapo kam realizuar nje enderr: ja per cfare behet fjale. Kur isha…”
Inter Club Staff

Autori i dy golave diten e sotme, Joaquin Correa, me sa duket ne kete moment eshte nje nga njerezit me te lumtur tek Interi.

Ai ka folur edhe per Inter TV pas ndeshjes dhe fjalet e tij kane qene keto: “E kam gjetur veten perballe mbrojtesit dhe ne nje kunder nje arrita te bej levizjen e duhur dhe shenova.”

“Pastaj me erdhi topi nga Dumfries te goli i dyte dhe per fat te mire edhe aty arrita ta ngre topin e ta coja aty ku doja.”

“Jam shume i lumtur sepse me kete fitore mund te gjejme qetesine si skuader por edhe une qe nuk kam kaluar nje moment te mire.”

“Si jam? Po gjej formen. Kam pasur disa probleme fizike: dy demtime te njepasnjeshme por tani nuk dua te ndalem me.”

Po per dopieten ne San Siro?

“Sot sapo kam realizuar nje enderr: eshte nje nga ato gjera qe e kam enderruar gjithmone, qe i vogel, e kam dashur shume. Te shenoj dy gola, ti jap fitoren skuadres sime, ne nje stadium si San Siro. Jam shume i lumtur.”

“Enderroja te luaje ne kete stadium dhe te shenoja gol. Imagjino tani qe kam shenuar dy gola por le te mendojme direkt per ndeshjen e radhes.”

E kane radhen dy ndeshje te veshtira tani…

“Po, vjen nje jave shume e rendesishme per neve. Duhet te qendrojme te bashkuar dhe te provojme te fitojme te gjitha ndeshjet. Duhen pike, si ne Champions, si ne Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.