Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,232 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio: “Candreva, Inter duelon me Milan-Juve. Erkin, mungojne vizitat mjeksore. Miranda dhe Mancini…”

Di Marzio: “Candreva, Inter duelon me Milan-Juve. Erkin, mungojne vizitat mjeksore. Miranda dhe Mancini…”
Bujar Berishaj

I ftuar ne studiot e Sky Sport 24, eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio ka zbuluar te rejat e fundit ne strategjite e klubeve italiane. Diskursi i hapur edhe per Interin, ne hyrje dhe dalje. Keto jane fjalet e tij:

“Mendoj qe do te jete vera e Candrevas. Inter, Milan dhe Juventus mendojne per te, qe asnjehere si kete vit duket te jete afer largimit nga Lazio. Bardhezinjte mund te shkojne pas tij per te zevendesuar Cuadradon te cilin Conte deshiron ta mbaj te Chelsea. Besoj qe do te flasim shume per Candrevan ne vere. Interi deri tani ka nenshkruar me Banegan dhe eshte afer Erkin, per te cilin mungojne vizitat mjeksore. Kujdes me Mirandan: i pelqen shume Manchester Unitedit Inter deshiron ta mbaj, aq shume sa ne ndeshjen e fundit me Romen i ka dhene edhe fashen e kapitenit. Eshte nje lojtar qe ju pelqen anglezve te cilet kerkojne 1/2 mbrojtes. Pervec brazilianit pelqehen edhe Maksimovic dhe Koulibaly. Besoj qe United do te marr te pakten nje mbrojtes te forte. Sa do te ndikoj vendi i trete eventualisht per Interin? Mjaftueshem, me te ardhurat e Champions League mund te kete me pak sakrifica. Ka nje plan ekonomik ne rast kualifikimi per Champions League dhe Europa League, eshte duke e studiuar dg i ri Gardini per te kuptuar sa te ve ne dispozicion te Ausilios. Mancini? Qendron, besoj qe nuk ka dyshime, ka nje tjeter vit ne kontrate”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.