Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

397 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere, cfare lajmi: “Lautaro Martinez i ka bere nje dhurate te bukur Contes: i ka zhdukur totalisht cdo…”

Corriere, cfare lajmi: “Lautaro Martinez i ka bere nje dhurate te bukur Contes: i ka zhdukur totalisht cdo…”
Inter Club Staff

Ka pasur nje moment te rendesishem kur tifozet e Interit kane pasur frike te madhe per humbjen e Lautaro Martinez.

Sulmuesi, qe kishte perfunduar ne shenjestren e Barcelones, ishte me siguri shume krenar se po kerkohej nga klubi ku luan idhulli i tij Messi.

Gjithcka kishte te bente me mundesine e te luajturit perkrah me te madhit te te gjitha koherave, por edhe legjendes kombetare.

Por per fatin e mire te popullit zikalter, kjo piste eshte shketarruar plotesisht dhe El Toro tashme eshte i perqendruar totalisht tek Interi.

Corriere dello Sport jep nje lajm shume te bukur sot, ku nder te tjera zbulon edhe se si Lautaro Martinez i ka bere nje dhurate teper te bukur Contes.

“Lautaro ne nje pike te caktuar donte te largohej me patjeter tek Barcelona sepse kishte marre edhe nje ftese personale nga Messi.”

“Klubi zikalter nuk i kishte mbyllur deren aspak, por i kishte thene qarte se mund te largohej vetem nese do te paguhej shuma e shkruar e zeza mbi te bardhe ne kontrate: 111 milione euro.”

“Nga Katalonja nderkohe nuk e kane bere kurre nje oferte te tille sepse nuk kishin mundesi ekonomike.”

“Keshtu, El Toro ka dashur pak kohe, por e ka pranuar kete fakt dhe ka vendosur ta rinise edhe njehere aventuren tek Interi.”

“Ai eshte shfaqur nje lojtar shume i motivuar dhe ka ndihmuar Interin edhe ne momente teper te veshtira.”

“Normalisht, njeriu me shume i lumtur ne kete histori eshte Conte, qe ka marre nje dhurate te vertete nga Toro.”

“Lautaro ne nje takim te perpara disa muajve i tha Contes se kishte vendosur te qendronte dhe se do te dedikohej 110% te kauza e Interit duke mos menduar me per merkaton.”

“Ky gjest nga ana e Contes eshte vleresuar shume dhe eshte pare edhe si nje forme dhurate nga ana e El Toros ne kembim te besimit qe tekniku i ka dhene qe prej dites se pare tek Interi.”

“Nese Lautaro Martinez eshte lojtari qe eshte bere sot, kjo eshte edhe fale ndihmes se tranjerit zikalter.”

“Kur ai erdhi, Lautaro kishte kaluar nje sezon te tere ne hijen e Icardit dhe minutat e luajtura kishin qene shume pak.”

“Normalisht ka ndihmuar edhe skema me dy sulmues qe perdor Conte, por besimi i teknikut tek ai edhe ne momente te veshtira, ka qene thelbsor.”

“Mardhenia e tyre eshte shume e mire dhe Lautaro Martinez per Conten eshte i gatshem te jape edhe shpirtin ne fushe.”

“Por duke marre parasysh edhe karakterin e tij amerikano latin, ai eshte mesuar qe shpirtin ta jape gjithashtu per fanellen qe vesh.”

“Conte kishte pasur nje shqetesim tjeter, ate te zevendesimit te argjentinasit nese do te largohej, por tashme nuk e ka dicka te tille.”

“Nuk eshte me nevoja te mendohet per kete tani por as ne te ardhmen. Tashme mungojne vetem pak detaje deri te rinovimi i Lautaros.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.