Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 11, 2022

Scroll to top

Top

2,076 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere dello Sport zbulon gjithcka: “Lot, sherr, skena dhe shume pasiguri: momenti kur Icardi tha po ishte i pabesueshem per te gjithe.”

Corriere dello Sport zbulon gjithcka: “Lot, sherr, skena dhe shume pasiguri: momenti kur Icardi tha po ishte i pabesueshem per te gjithe.”
Inter Club Staff

Eshte mbyllur pikerisht ne diten e fundit te merkatos telenovela qe zgjati nje vere te tere ndermjet Mauro Icardit dhe Interit.

Corriere dello Sport nderton edhe njehere ate qe ndodhi ne naten e fundit perpara se Icardi te pranonte kalimin tek Paris Saint Germain (ishte nata kur Wanda u largua nga studio e Tiki Taka).

“Ishte nata e fundit te Icardit tek Interi si nje lojtar i Interit dhe ishte nje nate e gjate dhe plot me makthe per lojtarin.”

“Ne mesin e nates, ora 00:40, goditja e pare e skenes: Wanda largohet ne menyre te papritur nga “Tiki Taka”.

“Nje telefonate e nje ndermjetesuesi dhe e Interit qe i ka vene presion e kane detyruar ta mbylle emisionin e saj me shpejtesi dhe me shpejt nga sa ishte parashikuar.”

“Sapo ka mberritur ne shtepi, perpara se te negocionte me Interin apo me PSG, ka gjetur perballe nje mur me emrin Icardi qe vazhdonte me bindjet e tij te cuditshme.”

“Mauro jo vetem qe nuk ishte i bindur, por ishte i vendosur per te qendruar tek Interi dhe nuk deshironte te degjonte asnje arsye per kete.”

“Diskutimet me tone te larta per nje moment kane perfunduar me te gerthitura, por jane qetesuar dhe kane vazhduar per ore te tera, deri fiks ne oren 04:00 te mengjesit.”

“Pikerisht ne kete ore Wanda ka menduar qe te kerkoje ndihmen e ish-agjenteve te Icardit, Pino dhe Savini: “Ju lutem, ju lutem bindeni ju…”

“Kjo ka qene thirrja e deshperuar e gruas-agjente qe nuk dinte cfare te bente me me burrin e saj kokeforte qe Interin e kishte humbur, por karrieren ende jo.

“Por ne fund, edhe pse jo menjehere, Maurito eshte bindur – ndoshta nga trishtimi dhe kembengulja e gruas se tij, ndoshta se e kuptoi edhe vete qe nuk ja vlente me – dhe u hap ndaj hipotezes se largimit.”

“U desh nje nate e gdhire totalisht, pa asnje minute gjume per te reflektuar dhe me pas, pas shume e shume diskutimesh ai me ne fund vendosi edhe ne mesin e njemije dyshimeve qe te nisej per ne Paris.”

“Ne momentin e pare kur ja tha vendimin Wandes ka pasur lot si nga ai, por si nga gruaja e tij qe nuk i besohej.”

“Por askush nuk e besonte vertete deri sa ndodhi: drejtuesit e Interit jo e jo, por ndoshta as gruaja e vete dhe drejtuesit e PSG.”

“Gjithcka u be me e besueshme deri sa zbriti ne Paris, zhvilloi vizitat mjekesore edhe pse te gjithe kishin frike ne nje moment per nje zyrtarizim qe nuk po vinte.”

“Por ne fund zyrtarizimi erdhi, mbase eshte nje lamtumire por mbase eshte thjesht nje mire u pafshim…”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.