Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,718 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Conte eshte shume i surprizuar: ja kush blerje e ka habitur me shume deri me tani.”

Gazzetta: “Conte eshte shume i surprizuar: ja kush blerje e ka habitur me shume deri me tani.”
Inter Club Staff

Merkato e rendesishme ajo qe eshte vene ne jete kete vere nga ana e Interit.

Klubi zikalter ka dashur ti dhuroje Contes nje skuader me nivel edhe pse jane larguar njerez te nje kalibri te larte si Nainggolan, Perisic dhe Mauro Icardi.

Dy blerje te reja ne radhe te pare kane bere qe te shkelqejne syte e tifozeve zikalter deri me tani: Sensi dhe Lukaku. Por me sa duket, edhe Conte ka mbetur shume i habitur me njerin prej tyre.

Per kete gje ka shkruar Gazzetta dello Sport: “102 milionet e pare te investuar me sukses te plote.”

“Tani Interi mund te ferkoje duart edhe per pjesen tjeter te merkatos se bere. Fitoret ndaj Lecces dhe Cagliarit kane treguar se Romelu Lukaku dhe Stefano Sensi jane qe tani si ideja qe ka Conte per futbollin e tij.”

“Strategjia eshte e gjate, por mengjesi zikalter duket qe ne dy ndeshjet e para dhe 75 milionet e paguar nga Suning me formulen “do ta paguaj per 5 vite” si dhe 27 milionet e shpenzuara per mesfushorin Sensi jane me te vertete te shpenzuara mire per ata qe perfaqesojne per skuadren.”

“Por Conte eshte habitur shume me Stefano Sensin sa nuk i beson syve: ai e ka pelqyer ate prej kohesh por nuk e kishte menduar asnjehere se ishte kaq i afte.”

“Romelu ka shenuar 2 gola nderkohe deri me tani, statistika jo te keqija per te nisur nje rrugetim te ri dhe per te bere qe te harrohet shpejt Icardi.”

“Po Sensi? Stefano eshte njeriu-kualitet qe mungonte ne mesfushe dhe ne Cagliari beri qe te shkelqejne tifozet zikalter nga cdo cep i botes.”

“Mbi te gjitha ish-lojtari i Sassuolos eshte ai qe ka pasur impaktin me te madh ne skuader: Conte, nuk e priste te ishte menjehere ne keto nivele.”

“Ai e ka lavderuar menjehere pas fitores te se dieles ne darke dhe tani veshtire se do te luaje ndonjehere pa ate ne fushe.”

“Por Interi deshiron te mbaje hapin e Juves ne fushe dhe merkato e saj ka shume goditje te cilat presin nga momenti ne moment te shperthejne.”

“Prandaj eshte koha ti jepet kohe dhe besim projektit te Contes. San Siro dhe Sardegna Arena kane treguar se kualitet ka shume, por duhet zbuluar ende.”

“Per shembull Godin dhe Barella, Lazaro dhe Sanchez por edhe Biraghi mund te tregojne qe ja vlejne te bejne pjese ne kete realitet te ri”, e mbyll shkrimin e saj Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.