Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

443 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere e bindur: “Ju mbase nuk e dini, por Interi ka vendosur tashme dy super goditje per veren: ja emrat.”

Corriere e bindur: “Ju mbase nuk e dini, por Interi ka vendosur tashme dy super goditje per veren: ja emrat.”
Inter Club Staff

Inter, ndryshe nga sa e prisnin disa, ka dale vertete e perforcuar nga merkato e janarit, nderkohe qe Milani nuk ja ka dale dot te beje asnje goditje ne lartesine e objektivave.

Kete gje tregon sot ne faqet e saj Corriere dello Sport e cila ka tentuar te thellohet ne dy merkato e skuadrave.

Sipas tyre, derbi do te jete thelbesor, por Interi eshte shume perpara me programimin dhe me realizimin e goditjeve ne merkato.

Per ta vertetuar kete, ata kane marre ne studim merkaton e bere dhe merkaton qe parashikohet te behet nga Interi.

E perditshmja romane nderkohe nenvizon edhe fuqine qe ka Interi me dy drejtues si Marotta dhe Ausilio.

Te dy ata jane treguar shume te zotet qe te sjellin Gosens perpara kohe ne Milano dhe nderkohe qe te mbushin edhe boshlleqet ne sulm duke afruar Caicedon.

Ne krahun e kunder nderkohe, Milan nuk ka arritur te bleje as edhe nje mbrojtes te vetem ne kete merkato.

Atyre i duhej me patjeter nje sulmues por nuk ja dolen dot te zevendesonin te pakten te demtuarin Kjaer qe ka mbyllur sezonin.

Me pak fjale, ndryshe nga Milan, tek shtepia Inter ka shume siguri: “Eshte e vertete qe nuk mund te jesh kurre i sigurt per asgje.”

“Por nese Scudetto eshte ende i hapur, eshte me e veshtire te mendosh nje Milan ne krye, se sa nje Inter ne vend te dyte.”

“Por gjithashtu eshte shume me e veshtire te mendosh nje Inter jashte katershes se pare se sa nje Milan jashte katershes se pare.”

“Sidomos qe prapa tani eshte direkt Juventusi, qe deshiron me patjeter te kape Champions League per sezonin e ardhshem.”

“Ne kete moment Juventusi eshte 11 pike larg Interit edhe pse keta te fundit kane nje ndeshje me pak pa luajtur me Bolognen.”

“Por le te kthehemi pak te merkato: ja Gosens qe ka filluar te stervitet ne Appiano. Nderkohe Marotta dhe Ausilio nuk ndalen aspak me kaq.”

“Kjo sepse ata nuk duan te ndalen aspak dhe kane gjetur nje marreveshje me Bremer (nderkohe qe eshte pak me e veshtire te gjendet nje marreveshje me Cairon dhe Torinon) por kane hedhur bazat edhe per goditjen Scamacca me Sassuolon.”

“I dyti ne liste pas tij eshte Raspadori, nje djalosh i arte qe po ben vertete shume mire deri me tani por qe Scamacca duket me gati.”

“Me pak fjale, tek Interi ka nje ide te qarte per rrugetimin qe duhet bere, ku askush nuk deshiron te humbase kompetivitetin, edhe pse si gjithmone, si ne cdo skuade te Marottes, ai mund te zgjedhe te shese nje lojtar te formacionit ne te ardhmen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.