Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi nuk permbahet pas ndeshjes: “Sinjal per Milan dhe Napoli? Po cfare thoni. Ne dergojme sinjale vetem per…”

Inzaghi nuk permbahet pas ndeshjes: “Sinjal per Milan dhe Napoli? Po cfare thoni. Ne dergojme sinjale vetem per…”
Inter Club Staff

Menjehere pas vershellimes se fundit pas Venezia-Inter, Simone Inzaghi eshte prezantuar perballe telekamerave te DAZN per komentin e pare pas fitores.

“Ishte ndeshja e trete ne gjashte dite dhe ishte dicka e pabesueshme. Kemi bere nje ndeshje me personalitet te madh, donim ta fitonim e nuk donim ta fusnim fare Venezian ne ndeshje.”

“E vetmja gje negative ishte se golin e dyte e beme shume vone dhe e kishim lene ndeshjen te hapur per shume minuta.”

“Por ka qene merita e kundershtareve dhe ne e kontrolluam mire ndeshjen ne cdo faze te saj. Mbyllem sot nje jave shume te mire.”

Keni luajtur me durim te madh. Sa i rendesishem eshte Brozovic?

“Eshte nje lojtar unik ne rolin e tij, na jep ekuiliber. Edhe per te duhet te kete ndonje ndeshje pushim sepse ka nevoje por eshte mire dhe kjo eshte dicka pozitive.”

“Kisha frike nga kjo ndeshje por kemi rekuperuar mire nga Champions dhe djemte jane treguar te zote.”

“Nuk kemi forcuar asnje dalje me top dhe kemi evituar kundersulme. Jemi treguar me te vertete me personalitet te madh. Kemi ardhur ketu ne Venezia si Inter, ashtu si me pelqen mua.”

Ti arrin te mbash lart entuziazmin. Po Darmian si eshte?

“Per fat te keq ai ka ndjere dicka. Shpresojme qe te mos jete dicka serioze sepse ai po na ndihmon shume.”

“Ndermjet dites se sotme dhe te merkures pritet qe te humbe nje ndeshje, por per te merkuren kemi Dumfries qe eshte nje resurs i rendesishem i skuadres.”

“Ndeshja sot eshte luajtur shume mire. Pastaj kam edhe D’Ambrosio ne dispozicion qe mund teb eje shume mire dhe qe eshte nje garanci per Interin prej 10 vitesh.”

A ka lindur dicka ne koken e Calhanoglu pas derbit?

“Po ben shume mire, mendoj se ka bere mire edhe para penalltise ndaj Milanit. Ka bere gol ne ndeshjen e pare, pastaj ka luajtur mire me Juventusin.”

“Eshte i forte dhe po tregon karakter dhe personalitet. Ne fund te pjeses se pare mori nje masazh se nuk po ndihej mire. E nderrova sepse ishte i lodhur.”

Sinjal i per Milan dhe Napoli?

“Po cfare thoni. Ne sinjalet i dergojme vetem vetes tone. Duhet te kishim vazhdimesi dhe e morem. Tani kemi nje ndeshje te rendesishme, duhet te rekuperojme energji.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.