Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere habit: “Nuk kemi kuptuar asgje rreth Dumfries: ai me sa duket po ndjek hapat e…”

Corriere habit: “Nuk kemi kuptuar asgje rreth Dumfries: ai me sa duket po ndjek hapat e…”
Inter Club Staff

Nje vit me pare, pak a shume ne kete periudhe, Hakimi filloi qe te imponohej te Interi i Antonio Contes pas nje periudhe te veshtire.

Eshte e pabesueshme se si nje lojtar si marokeni, qe kishte treguar vlerat ne Champions dhe te Real Madrid ju dha nje periudhe kohe per tu ambientuar dhe se si dicka e tille nuk ndodhi me Dumfries.

Hollandezi u sulmua me mijera kritika per prezantimin e tij ne Serie A qe ndodhi me disa defekte te vogla por te gjitha te kuptueshme.

Por edhe hollandezi pa folur shume dhe me shume pune ka shfrytezuar demtimin e Darmian per te treguar cilesite e tij ne fushe.

Ai ka marre celesat e krahut te djathte dhe ka bere vertete shume mire edhe me Romen, edhe me Realin, edhe me Cagliarin.

Pra, ka bere mire ne cdo ndeshje qe ka luajtur si titullar per shkak te demtimit te Darmian. Kjo eshte per tu vleresuar shume.

Nese Hakimit ju desh nje periudhe per tu ambientuar, kjo periudhe i duhej dhene edhe Dumfries edhe pse vinte nga nje Europian shume i mire.

Ne fakt, Dumfries nuk eshte gjykuar ne teresi, por vetme ne lidhje me disa episode, si ai ndaj Juventusit, ku ai shkaktoi nje penallti ne minuten e 90.

“Hakimi i koheve me te mira eshte ende ne mendjen e te gjitheve. Prandaj Dumfries e ka pasur te veshtire sepse tifozet teksa gjykonin Dumfries, mendonin per Hakimin.”

“Por Dumfries nuk do te jete kurre Hakimi sepse jane dy lojtare totalisht te ndryshem. Denzel mund te shkruaje historine e tij patjeter.”

“Ai eshte vetem 25 vjec dhe mund te rritet akoma edhe me shume per Interin. Nderkohe, behet me dije se nga shoket brenda skuadres Dumfries eshte mbeshtetur gjithmone me disa lojtare.”

“Ata i kane qendruar afer ne cdo moment. Ai sot eshte nje arme me shume per kete Inter dhe kjo duhet pranuar.”

“Nje tregues per mbeshtetjen e shokeve per te eshte edhe ai perqafim pas golit ndaj Romes ku e gjithe pankina shkoi ta perqafonte.”

“Nder te tjera, tek Interi eshte nje njeri si Simone Inzaghi qe kurre nuk i hedh poshte lojtaret e tij dhe mundohet ti perfshije. E beri me Calhanoglu dhe tani po ndodh edhe me Denzel”, e mbyll shkrimin e saj Corriere.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.