Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

1,034 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere i habit te gjithe: “Ja shifra marramendese qe Alexis Sanchez ka marre nga Inter: per vetem 109 ndeshje plot…”

Corriere i habit te gjithe: “Ja shifra marramendese qe Alexis Sanchez ka marre nga Inter: per vetem 109 ndeshje plot…”
Inter Club Staff

Qe prej dites se djeshme eshte zyrtare: Alexis Sanchez nuk eshte me nje lojtar i Interit dhe lojtari ka shkeputur kontraten e tij. 

Eshte firmosur keshtu diten e djeshme ne seline e Interit nje zgjidhje e marreveshjes se punes me lojtarin qe ka fituar vertete shume gjate qendrimit te tij ne Milano.

Per kete flet Corriere dello Sport, e cila tregon me detaje se sa eshte shifra qe kiliani ka marre nga Inter ne keto tre sezone.

“Ai ka ardhur nga Manchester United ne 2018 dhe Inter per lojtarin ne ate kohe ka firmosur nje kontrate per sezonin e pare me pese milione euro ne 2019-2020 dhe pjesa tjeter e pages u pagua nga Manchester United”.

“Nderkohe, pas sezonit te pare, ai ka formosur nje kontrate direkt me Interin me shtate milione euro per 2020-2021 dhe shtate milione euro te tjera ne 2021-2022”.

“Por kontrata e tij parashikonte qe te rritej rroga me 30% ne sezonin 2022-2023, dhe paga e tij do te kalonte nga shtate milione ne 9.2 milione ne total”.

“Gjithesesi, edhe pse kontrata eshte shkeputur dhe Sanchez ka marre rreth pese milione euro paraprakisht bashke me taksa, shifra qe ai ka perfituar nga Inter eshte marramendese”.

“Lojtari ka arritur te marre 21 milione euro ne total nga klubi zikalter per vetem 109 prezenca ne fushe dhe 20 gola ne total. Por te pakten njeri prej ketyre golave eshte shenuar ne minuten e 121 ne nje finale kunder Juventusit…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.