Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

337 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tra Calcio e Mercato-Branca, e ardhmja ne diskutim. Mungon nje organizator. Ne Dubai ndizen dritat…

Tra Calcio e Mercato-Branca, e ardhmja ne diskutim. Mungon nje organizator. Ne Dubai ndizen dritat…
Donald Elmazi

Interi eshte i gatshem per tu kthyer ne fushe. Duhet hedhur pas kraheve ndeshja me Torinon. Pikpamjet pozitive jane te shumta. Nga karakteri i skuadres, e gatshme per te kthyer rezultatin 2-1 te Torinos dhe duke u munduar se mari tre piket. Mazzarri eshte inatosur, per vendimet arbitrale. Dhe per tu perballur me pyetjet pas ndeshjes ishte Marco Branca.

BRANCA NE DYSHIM- Pikerisht Marco Branca. Asnje nuk i ka komunikuar asgje ne lidhje me te ardhmen e tij, por dyshimet e cojne larg Milanos. Tek Psg? Ndoshta. Projekti sigurisht eshte ambicioz per nje drejtues i cili keto vite ka treguar qe ka nuhatje per goditjet e medha dhe ndoshta ka marre ndonje kritike te pamerituar ne disa raste. Ne vend te tij, shume kandidatura. Nga Leonardo, profil tashme i njohur nga Thohir, tek Andrea Berta, qe tek Atletico Madrid ka ndertuar nje skuader kompetitive duke shpenzuar pak dhe duke e cuar ne krye te klasifikimit se bashku me Diego Pablo Simeonen, qe Interin e njeh shume mire…

MUNGON NJE ORGANIZATOR- Tek Interi i sotem, mungon nje organizator. Veshtire se ardhja e grupit Indonezian do te sjelle shpenzime te medha ne merkaton e janarit. Midis Kovacic, Kuzmanovic, Guarin, Cambiasso, Taider, tek ky Inter mungon nje lojtar qe eshte ne gjendje te ndertoje lojen. Mungon dikush qe e ben qarkullimin e topit me shpejt. Kuptimi midis Palacios dhe Cambiassos ekziston dhe duket, por nuk mund te mbeshtetemi gjithmone ne kete dyshe. Ndoshta nje nga vezhguesit speciale te shtunen ne mbremje ne San Siro mund te jete Jorginho. Per sezonin e ardhshem kuptohet. Sepse tani Verona nuk do te privohet nga ai. 5 gola, 3 me penallti. Lojtar qe leviz ne te gjithe fushen. Nje yll qe do te vije, edhe per kombetaren Italiane.

NE DUBAI NDIZEN DRITAT- Ndeshja Itali-Dubai, do te shfaqet ne te gjithe globin per pak ore. Telefonat e ndezur dhe tabletet te gatshem per te filmuar yjet e te ardhmes. Boterori U-17 eshte aktiv me shume se kurre, vezhgues nga e gjithe bota. Edhe ata te Interit, sigurisht. Lojtaret zikalter te grumbulluar ne kombetaren e Zorattos po kalojne pritshmerite, te gjithe ne fushe per te dhene kontributin e duhur. Por jo vetem sepse midis Mamic, Watanabe, Acosta apo Driussi do te dale ylli i se ardhmes.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.