Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,902 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Serie A, ndodh ndryshimi i madh dhe i papritur? “Qe nga sezoni i ri, nese dy skuadra kane pike te barabarta ne…”

Serie A, ndodh ndryshimi i madh dhe i papritur? “Qe nga sezoni i ri, nese dy skuadra kane pike te barabarta ne…”
Inter Club Staff

Tashme eshte zyrtare: me daten 24 qershor te gjithe do te njihen me kalendarin e ri te Serie A per sezonin e ardhshem.

Kjo eshte data qe Federata Italiane e Futbollit ka vendosur per hedhjen e shortit te kampionatit 2022-2023.

Por ka dy vendime shume te rendesishme qe i ka zbuluar diten e sotme La Gazzetta dello Sport dhe qe kane te bejne me kalendarin dhe me piket.

“E para ka te beje me kalendarin asimetrik, nje kalendar qe e ka vuajtur me se shumti Interi sezonin e kaluar.”

“Federata deshiron qe ky lloj kalendari te aplikohet edhe ne sezonin e ardhshem sepse sipas tyre eshte per te mire e spektaklit te Serie a.”

“Nderkohe, me sa duket Lega e Serie A po mendon per nje ide te cmendur: ne rast se dy skuadra arrine me pike te barabarta ne krye te klasifikimit ne fund, Scudetto do te vendosej me nje ndeshje finale.”

“Do te ishte nje ndryshim historik ne Serie A dhe qe do te bente te diskutohej shume dhe do te bente nul keshtu golevarazhin dhe ndeshjet direkte.”

Keshtu shprehet sot La Gazzetta dello Sport, qe tregon nje detaj aspak banal qe mund te apikikohet duke filluar nga sezoni i ri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.