Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

744 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon – Icardi i ka hapur lufte Interit, do i hedhe ne gjyq per keqtrajtim: ja plani i lojtarit

Corriere zbulon – Icardi i ka hapur lufte Interit, do i hedhe ne gjyq per keqtrajtim: ja plani i lojtarit
Inter Club Staff

Nje situate shume e komplikuar ne te cilen asnje nga palet e perfshira nuk deshiron qe ta perkeqesoje situaten edhe pse jane ne nje pike pa kthim pas. 

Mauro Icardi dhe Interi nuk kane qene kurre kaq larg sa ne kete moment. Raporti ndermjet sulmuesit argjentinas qe ka vendosur te qendroje edhe pse i kane ardhur jo pak oferta dhe klubit zikalter jane ne minimume historike.

Ashtu si tregohet nga Corriere dello Sport, Icardi eshte rikthyer ne grup duke u stervitur dje por do te jete jashte edhe ndeshjen ndaj Cagliarit ku nuk do te jete i grumbulluar.

Interi nderkohe ka vendosur qe ta perfshije ne stervitje sepse pritet nga momenti ne moment qe Icardi ta hedhe ne gjyq klubin zikalter.

NE GRUP – “Por dicka ka ndryshuar sepse Maurito ndryshe nga sa ndodhur ne fillim te grumbullimit, dje ka zhvilluar te gjithe stervitjen bashke me ndeshjen ne fund.”

“Letra qe i ka ardhur Interit ne mesin e gushtit (nga avokatet e lojtarit per ta perfshire ne ndeshjet stervitore) ka pasur nje rezultat me sa duket.”

“Por kjo gje nuk e ndryshon aspak te ardhmen e argjentinasit qe eshte ftuar nga presidenti Zhang per te gjetur nje sistemim te ri.”

“Interi vazhdon qe ta stervise ne menyre qe te “shmange” ne kete moment perballjen ne gjykate dhe ne Kolegjin Arbitral. Ceshtja mund te perfundoje tek FIFA shume shpejt”, tregon e perditshmja italiane.”

LISTAT E LOJTAREVE – “Icardi do te beje pjese ne listen e Serie A dhe ne listen e Kupes se Italise por do te perjashtohet nga Champions League.”

“Diten e djeshme nderkohe eshte pare qe ketej e tutje ne stervitje ai do te stervitet rregullisht. Normalisht do te varet shume edhe nga Antonio Conte sepse ai do ta vendose si do ta perdore ne stervitje.”

“Dje per shembull ai ka marre pjese ne stervitjen ndermjet lojtareve por mund te ndodhe qe ne ditet te vazhdim edhe te mos marre pjese ne disa, varet totalisht nga stafi.”

“Per te mos e humbur me parameter zero ne fund te ketij sezoni, Interi do te duhet ta hedhe ne fushe (sidomos ne Kupen e Italise dhe ne fund te kampionatit) per 10% te ndeshjeve.”

“Kjo 10% mund ta beje qe ai te largohet sipas rregullores se FIFA. Por a do te mjaftoje ky 10% qe te jete i kenaqur Icardi? Tek ky 10% mund te futen edhe ndeshjet ku ai mund te luaje nje minute te vetem. Por shume do te varet nga ditet ne vazhdim.”

“Lojtari e ka ndare mendjen dhe ka bere gati te gjithe dokumentacionin per te hedhur Interin ne gjyq. Ai mendon se eshte keqtrajtuar nga Interi ne gjithe keto muaj.”

Por ajo qe nuk kuptohet ne kete moment eshte edhe fakti qe Icardi nuk deshiron te largohet, por deshiron qe te ike me parameter zero. Ku deshiron te shkoje Maurito pa pagese duke pare qe oferta kete vere ka pasur dhe mund ti pranonte pa problem? Shume thone se tek Juventusi, eshte kjo hakmarrja qe ai mund te kete menduar per Interin…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.