Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

655 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere jep alarmin: “Ja kush do te jete shitja e radhes e Interit: nje gabim qe mund te kushtoje shtrenjte!”

Corriere jep alarmin: “Ja kush do te jete shitja e radhes e Interit: nje gabim qe mund te kushtoje shtrenjte!”
Inter Club Staff

Pak kane sherbyer fjalet e Ausilios per sa i perket mundesise qe Lautaro Martinez te qendroje tek Interi ne Milano.

Ne realitet, Ausilio ka thene se e vetmja mundesi per te pare argjentinasin te largohet eshte pagesa e plote e klauzoles prej 111 milione eurosh.

Por ai ka shtuar edhe se “Nuk kemi folur per kete me lojtarin apo me agjentin e tij sepse nuk deshirojme ta shesim.”

Ndoshta do te jete keshtu, por Corriere della Sera eshte e bindur dhe ka teorine e saj per te gjithe kete histori.

“Shitja e radhes eshte e sigurt ne shtepine e Interit: pas Icardit, do te jete radha e Lautaro Martinez ne drejtim te Barcelones.”

Por sipas te perditshmes italiane, ai do te zevendesohet menjehere me nje lojtar nga Paris Saint Germain: “Blerja e pare ne sulm do te jete Cavani i Paris Saint Germain.”

“Askush nuk mund ta mohoje se zevendesimi i nje lojtari te ri si Lautaro Martinez me nje lojtar si Edinson Cavani mund te jete nje gabim i pafalshem per Interin gjate sezonit te ardhshem.”

“Nuk ka njeri ne Europe qe ve ne diskutim cilesite e Cavanit, por gjithashtu askush nuk mund te thote se ai eshte i njejti me Cavanin e njehere e nje kohe tek Napoli apo ne fillimet e tij tek PSG. Prandaj, ky do te ishte per Interin nje bast i rrezikshem qe mund te kushtoje shtrenjte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.