Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

402 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere jep lajmin e madh: “Main sponsor, ja ku jemi: jo vetem 30 milione, por edhe dicka e madhe tjeter.”

Corriere jep lajmin e madh: “Main sponsor, ja ku jemi: jo vetem 30 milione, por edhe dicka e madhe tjeter.”
Inter Club Staff

Kush do te jete sponsori qe do te zevendesoje ne 2021/2022 Pirellin ne fanellat e Interit?

Tashme duket se eshte nje gare me tre pretendente: Evergrande (me marken e saj shume te njohur Hengchi), Samsung dhe Hisense.

Por ne oret e fundit, me sa duket zerat per nje marreveshje te madhe me Evergrande po shtohen ndjeshem.

Pirelli, cdo sezon, ka derdhur ne kasat e Interit 10 milione euro fikse, me disa bonuse qe e kane derguar kete shifer deri ne 19 milion euro ne sezon.

Por keto konsiderohen shume pak per nje klub si Interi, sidomos kur shikon edhe se sa marrin klubet e tjera.

Per sa i takon kesaj, pak me pare ka shkruar Corriere dello Sport, e cila thote: “Objektivi i Suning eshte ai qe te arrihet nje fee vjetore tek 30 milione eurot.”

“Pra, me pak fjale pak a shume sa dyfishi i shifres aktuale (bashke me bonuse) qe Interi merr nga Pirelli.”

“Por ne temat qe jane diskutuar me sa duket eshte edhe nje bonus shume i shtrenjte, qe Interit do i jepte nje “shtyse” te madhe ne zerin e te ardhurave ne bilanc.”

“Ky bonus do te perdoret nga Suning per te ndihmuar Interin menjehere me para cash te freskta qe mund te perdoren edhe ne merkaton e ardhshme.”

“Pra, nese kontrata do te kishte vleren e 30 milione eurove, kompania qe do te fitoje sponsorizimin mund ti paguaje Interit nje shifer ekstra prej 15 milione eurosh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.