Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2018

Scroll to top

Top

821 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – United, ja super oferta e re per Skriniar. E veshtire ne kete moment marreveshja me Interin sepse…

Corriere – United, ja super oferta e re per Skriniar. E veshtire ne kete moment marreveshja me Interin sepse…
Inter Club Staff

Milan Skriniar eshte njeriu i momentit tek Interi. 

Te gjitha mediat italiane kane dite qe flasin per rinovimin e sllovakut me Interin qe me sa duket eshte i bllokuar ne kete moment.

Sipas asaj qe tregon kete mengjes Corriere dello Sport, ka nje komplikacion jo te vogel ne kete tratative.

Duket se zikalterit i kane ofruar nje rinovim 2,5 milione euro ne sezon (page fikse) por agjenti i tij kerkon te pakten 3,5 milione euro.

Kjo eshte ekzaktesisht oferta qe Manchester United dhe Jose Mourinho i kane ofruar Skriniar ne vere kur nga Manchester ben nje nga ofertat me te rendesishme kete vere per Interin.

Zikalterve ju ofruan plot 60 milione euro per kartonin e sllovakut, por kjo oferte u refuzua menjehere.

Gjithesesi, sipas asaj qe thote Corriere dello Sport “duke pare qe gjerat jane keshtu dhe bisedimet jane ngrire, ne kete moment eshte e veshtire te gjendet nje marreveshje”.

E me sa duket, Manchester United po pret e gatshme per te bere nje oferte te re per Interin dhe sllovakun.

Pritet qe United te ofroje edhe me shume ne vit per lojtarin por mund te rrise edhe oferten per Interin nga 60 milione euro ne 80-90 milione euro cash per zikalterit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.