Corriere zbulon: “Conte zgjedh formacionin anti-Parma por ndryshon totalisht modulin? Nga minuta e pare edhe Eriksen.”
Emergjenca totale ne kete moment eshte ne sulm. Mungesa e sigurt e Romelu Lukaku dhe kushtet jo te mira te Alexis Sanchez, nuk te bejne qe te mendosh pozitivisht ne kete moment.
Per shembull, kiliani dje eshte stervitur nje pjese te mire te kohes individualisht dhe ndjen akoma dhimbje.
Keto dy demtime, ne kete moment po ja bejne akoma me te veshtire jeten Contes qe ka perpara nje kalendar teper te veshtire.
Sipas Corriere dello Sport nderkohe, eshte e mundur qe Eriksen te luaje ne nje pozicion te ri ndaj Parmes diten e neserme.
Keshtu, sipas te perditshmes italiane, Conte me sa duket mund te perdore skemen 3-5-1-1 ose skemen 3-4-2-1, me dy trekuartiste pas shpines se Lautaros.
Edhe pse Pinamonti eshte gati qe te futet ne cdo moment, nese Conte nuk do doje te ndryshoje skemen.
Por kush do te jete formacioni i mundshem i Interit? Sipas Corriere dello Sport, nga minuta e pare rikthehet Perisic dhe Eriksen:
FORMACIONI I MUNDSHEM INTER (3-5-1-1): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Eriksen; Lautaro.