Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

480 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Inter, ja formacioni anti-Cagliari: Conte surprizon perseri ne mesfushe? Nga minuta e pare do luaje Barella.”

Corriere zbulon: “Inter, ja formacioni anti-Cagliari: Conte surprizon perseri ne mesfushe? Nga minuta e pare do luaje Barella.”
Inter Club Staff

Kunder Cagliarit Conte ka vendosur te surprizoje perseri ne mesfushe: ai me sa duket ka zgjedhur Niccolo Barella nga minuta e pare.

Mesfushori sard, qe ka qene ne dyshim ndaj Shakhtar per problemin ne kavilje dhe me pas ka luajtur titullar, ka dale nga ajo ndeshje me kemben e fryre dhe me akull.

Por pavarsisht gjithckaje, Conte nuk heq dore prej tij: “Ai eshte stervitur rregullisht dhe duke qene nje ish, do te beje gjithcka per te mos munguar ne Sardegna Arena per lumturine e Contes.”

Corriere dello Sport nderkohe, tregon se edhe Lautaro Martinez ne kete ndeshje e pret pankina dhe nuk do e nise nga minuta e pare.

“Eshte nje zgjedhje qe do te thote se Lautaro dhe Alexis ne kete moment ne skuadren e Interit jane te barabarte.”

“Njehere luan njeri, e njehere luan tjetri, por duket edhe si nje mesazh nga Conte per argjentinasin pas atij reagimi ndaj Shakhtar.”

“Te merkuren, Lautaro ndihej i bindur se ne fushe mund te ndihmonte Interin, dhe prandaj kishte reaguar ashtu.”

“Por tashme forcat duhen perqendruar kunder Cagliarit, qe eshte dhe skuadra italiane me te cilet ka shenuar me shume.

Kunder Shakhtar, “Toro e di se ka bere punen e tij, se e ka provuar deri ne fund dhe se ishte shume i pafat te rast i travereses.”

“Per me shume, ne pergjithesi, ai tashme nuk shenon prej pese ndeshjes e mbase nervozizmi tek ai eshte shtuar shume ne mungesen e golit, ashtu si shume here i ndodh sulmuesve.”

Nese ne sulm Conte ka nje balotazh amerikano-latin, nuk ka dyshime ne mesfushe ku ai “nuk e con nepermend qe te lere jashte Nicolo Barella, pervec rastit nese ai do te jete pa force dhe i demtuar”, ashtu si e tregoi edhe te merkuren kunder Shakhtar.

“Tashme eshte bere i sigurti i tij ne fushen e lojes dhe nje tregues per kete eshte fakti se Barella i ka luajtur te gjitha deri me tani.”

“Nga pankina ai ka nisur vetem dy ndeshje: ate ndaj Genoas dhe Bolognas. Por nuk do te mungoje ndaj Cagliarit te tij, me perjashtim te ndonje te papriture.”

Keshtu, nje perdorim i Barella nga minuta e pare, largon te gjithe zerat per nje Eriksen nga minuta e pare.

Mungesa e mundshme e Barella ndaj Shakhtar, ngriti jo pak kuotat e prezences nga minuta e pare te danezit edhe ndaj ukrainasve, por mesfushori italian ja doli.

“Kesaj radhe duhet pare nese Eriksen do te marre perseri vetem pak minuta, apo do te luaje me shume ne finale.”

Situate e cuditshme nderkohe per Stefano Sensin: “ai eshte i sheruar nga demtimi muskulor, por Conte nuk e shikon ende te gatshem per te luajtur nga fillimi.”

Nderkohe, per sa i perket Vidal, shpresat me te vertete jane shume te pakta. Ai mbase mund te rikthehet fundjaven tjeter.

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTERIT: Handanovic, D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Gagliardini, Brozovic, Darmian, Lukaku, Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.