Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

334 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Juventus eshte super e penduar: Marotta dhe Ausilio fituan bastin per….”

Corriere zbulon: “Juventus eshte super e penduar: Marotta dhe Ausilio fituan bastin per….”
Inter Club Staff

Impakti qe ka pasur Edin Dzeko ne boten Inter ka qene pa frike ‘shkundes’. Numrat do i perdorim sa per te treguar se si ai ka ndikuar per mire ne kauzen zikalter.

Boshnjaku ka shenuar gjashte gola ne shtate ndeshje ne kete fillim te Serie A. Nderkohe sezonin e kaluar ne te gjithe kampionatin ai ka shenuar vetem shtate gola.

Por ka edhe me shume: i fundit qe e ka bere kete gje tek Interi ka qene as me pak e as me shume, por vete Fenomeni Ronaldo.”

“Pastaj, doni te krahasoheni me dike tjeter? Lukaku pas javes se shtate vjet ka shenuar pese gola. Sa per te treguar impaktin, jo per te krahasuar lojtaret.”

Keshtu e hap shkrimin e saj Corriere dello Sport qe shkon edhe me tej dhe tregon se si Juventusi ka nje pendese teper te madhe per Edin Dzeko tek Interi: ai ka ardhur me zero nga Roma dhe ka qene nje goditje mjeshterore e dyshes Marotta-Ausilio.

“Klubi zikalter ka marre lojtarin duke mos paguar asgje dhe do i jape Romes vetem 1,5 milione euro ne rast se kualifikohet ne Champions League.”

“Nderkohe, lojtarit vete i ka dhene 5,5 milione euro ne sezon kete vit dhe vitin e ardhshem do te paguhet edhe me pak.”

“Nga ana tjeter ndodhet Juventusi, qe edhe pse e dinin qe Ronaldo donte te largohej, nuk u treguan te shkathet mjaftueshem te merrnin Dzekon.”

“Ai do te ishte sulmuesi perfekt per ti dhuruar Allegrit qe do i jepte skuadres edhe kile por edhe centimetra: dicka qe i mungon.”

“Nderkohe, ndryshe nga Juventusi, tek Interi nuk e dinin qe Lukaku do te largohej, por Marotta dhe Ausilio i bene mire detyrat dhe e mbyllen shpejt marreveshjen per Dzeko.”

“Gezimi nga ana e Interit dhe pendesa nga ana e Juventusit: ndonjehere duhet te tregohesh i shkathet e te mos mendosh gjate. Duhet te perdoresh intuiten…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.