Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

201 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon prapaskenen me Vecino: “Me sa duket ai nuk do qe ti beje nder Interit: ka vendosur qe…”

Corriere zbulon prapaskenen me Vecino: “Me sa duket ai nuk do qe ti beje nder Interit: ka vendosur qe…”
Inter Club Staff

Qe pas fjaleve te tij direkt nga grumbullimi i kombetares me sa duket te shumta kane qene lajmet qe kane dale per te ardhmen e Vecinos.

Ai me ato fjale ka vulosur perfundimisht pakenaqesine e tij per minutazhin e paket tek Interi dhe per mundesite e pakta qe Inzaghi i ka dhene per te luajtur.

Duket se edhe mungesa e Eriksen nuk i ka dhene me shume minuta Vecino qe eshte i parafundit ne zgjedhjet e teknikut perpara Gagliardinit por shpesh here, edhe pas tij.

Pikerisht per kete fakt, ai ka vendosur qe te mos i beje asnje nder Interit ne merkaton e Interit dhe ka marre nje vendim.

“Vecino nuk do te pranoje asnje propozim per shitje nga ana e Interit dhe do te prese fundin e kontrates.”

“Ne kete menyre ai do te kete liri zgjedhje dhe do e zgjedhe vete skuadren se ku do te luaje sezonin e ardhshem.”

“Ai do te perfitonte keshtu edhe disa milione euro si bonus nenshkrimi duke qene se do te ishte nje parameter zero.”

“Nderkohe, nese do te pranonte te largohej tani, ato para do te ishin te destinuara per Interin, qe do te merrte keshtu nje pagese per kartonin e tij.”

“E ai, ka vendosur qe nje nder te tille te mos ja beje Interit, skuadres qe kohet e fundit nuk e ka llogaritur fare…”, shkruan Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.