Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

249 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giorno zbulon fjalet qe Spalletti i ka thene mikut te tij te ngushte: “Shpresoj shume qe tifozet e Interit te mos…”

Il Giorno zbulon fjalet qe Spalletti i ka thene mikut te tij te ngushte: “Shpresoj shume qe tifozet e Interit te mos…”
Inter Club Staff

Te dielen, gjate Inter-Napoli, reflektoret natyrisht do te jene te Luciano Spalletti, qe rikthehet ne ate qe ka qene shtepia e tij per dy sezone.

Tekniku do te rikthehet keshtu ne Meazza per tu perballur per here te pare kunder skuadres se fundit qe ka stervitur ne Serie A perpara Napolit.

Nderkohe, Il Giorno zbulon nje bisede qe ai ka pasur me nje mik te afert perpara ndeshjes me Interin.

“Shpresoj shume qe tifozet e Interit te mos me vershellejne. Nuk kane asnje motiv per ta bere kete ndaj meje.”

“Mbi te gjitha, nga ato ane dicka te mire e kam bere edhe une apo jo? E vertete, Scudetton e fitoi Conte qe eshte edhe shume i zoti…”

“Por besoj dikush edhe punen time e vlereson akoma qe e nisa ndertimin e atij grupi apo do te bejne sikur kam qene nje askush?”.

Me sa duket, keto kane qene fjalet e ish-teknikut te Interit qe duket se ende e ndjen edhe pak te veten ate skuader qe doli vjet fituese me Conten.

Keto kane qene mendime te pastra nga ana e Spallettit qe deshiron dhe nuk do te donte kurresesi qe ne San Siro te pritej me vershellima.

Kjo eshte gjendja e shpirtit te tij, sepse ai e ka vuajtur shume largimin nga klubi zikalter sepse erdhi ne nje moment kur nuk e priste.

Ne realitet, ai kurre nuk e ka braktisur Milanon duke qene se te apartamenti i tij ne Bosco Verticale vazhdon te jetoje gruaja Tamara dhe vajza Matilde.

Gjithesesi, Milano ka mbetur ne zemren e tij, dhe natyrisht po flasim per Milanon zikalter. Te shumta do te jene emocionet qe ai do te ndjeje te dielen…

Por Interi tashme i takon se kaluares dhe Napoli i takon te tashmes dhe tifozet e Interit nuk e kane aspak problem te duartrokasin nje njeri qe ka luftuar per ngjyrat e tyre ne te kaluaren.

E kane bere shpesh here kete gje per njerez qe kane trajtuar Interin dhe tifozet e Interit me respekt. Spalletti dicka te tille e ka bere!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.