Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

499 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corrierre: “Lautaro ka bere nje gabim shume te madh: ja pse”

Corrierre: “Lautaro ka bere nje gabim shume te madh: ja pse”
Inter Club Staff

Zhgenjim shume i madh per Interin gjate rikthimit nga Napoli. Zikalterit kane bere nje ndeshje te bukur, por nuk kane arritur dot finalen.

Kjo edhe per faj te Lukaku dhe Lautaros qe nuk kane qene ne formen e tyre me te mire.

Argjentinasi nderkohe ka qene me i keqi ne fushe dhe mbi te peshojne edhe thashethemet e merkatos qe vijne nga Barcelona.

“Lautaro kompetitiv eshte bere, ose me mire, ka qene vetem ne pjesen e pare te sezonit.”

“Goli i fundit eshet shenuar ne 26 janar. Ne pese muajt e pare ka shenuar 16 gola ndermjet kampionatit dhe kupave. Ka qene nje ‘dem’ i cmendur.”

“Por sot argjentinasi leviz sa para mbrapa ne zonat kundershtare pa qene aspak i rrezikshem. Nje inevolucion ky i nisur me dy ndeshje skualifikim qe e bene te humbiste edhe derbin.”

“Ne ndeshjen e kthimit me pas ndaj Lazios dhe Juves nuk ishte me ne forme. Mbase edhe nga zerat e Barcelones qe sapo kishin filluar.”

“Por marreveshja me Barcelonen eshte e gjitha per tu arritur sepse ne kete moment ka shume distance. Per Conten do te ishte perfekte 90 milione plus nje si Vidal, gjithmone ne mendimet e Contes ky i fundit.”

Keshtu shkruan Corriere dello Sport qe me pas tregon: “Deri ne fund te sezonit duhen edhe 13 ndeshje kampionat dhe nje Europa League per tu luajtur.”

“Lautaro duhet te vendose se cili deshiron te jete. Conte gjate javes do te provoje per ti folur.”

“Tekniku e ka bere qe te shpertheje. E ka bere qe te luaje ne menyre perfekte perkrah nje si Lukaku sepse me Icardin kishte deshtuar keqazi.”

“Me pak fjale, ka bere qe nje djalosh 22 vjecar me potencial te duket sikur eshte nje top player dhe qe nje klub te mendoje per te paguar edhe 111 milione euro.”

“Tani Lautaro ka dy rruge: te kthehet prapa apo te shpaguaje Conten dhe Interin qe besuan tek ai me shume se kushdo tjeter.”

“Nuk mjaftojne pese muaj ne nivel te larte per tu bere nje lojtar nderkombetar dhe te kerkosh nje bluze titullari perpara Suarez apo Griezmann.”

“Nje nder gabimet me te medha te sulmuesit eshte ai qe nuk ka thene asnjehere te tijen per sa i perket zerave per Barcelonen.”

“Ai e ka mbajtur perbrenda dhe ka bere keshtu qe te kete nje rendiment shume te ulet per shkak te presionit.”

“Nese lidhja me fanellen nuk ekziston, atehere duhet te ekzistoje patjeter lidhja me kauzen. Pa te nuk je me deciziv.”

“E nga nje krize si kjo, dilet vetem me gola. Duhet nje sjellje mature, prej te rrituri, dhe deshira per te lene nje kujtim te bukur e jo vetem nje cek te majme…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.