Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

413 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CorSera – Sezoni tjeter pa VAR ne stadium? Ja si pritet te ndryshoje gjithcka

CorSera – Sezoni tjeter pa VAR ne stadium? Ja si pritet te ndryshoje gjithcka
Inter Club Staff

VAR ka qene nje nga teknologjite me te mirepritura ne futboll ne vitet e fundit, sidomos nga tifozet e skuadrave italiane (mbase me perjashtim te tifozeve te nje skuadre nga Torino…).

Sipas asaj qe tregon Corriere della Sera, pritet qe ne Itali sezonin tjeter te mos kete me VAR ne stadium, por te jete nje VAR i centralizuar ashtu si ndodh edhe ne Gjermani. Me pak fjale, arbitrat qe vendosin nga perpara telekamerave nuk do te jene me neper stadiume, por ne nej salle kontrolli te vendosur nga federata.

Perse ky ndryshim? Corriere della Sera vazhdon dhe shpjegon.

Image result for var serie a

“Ne radhe te pare sepse keshtu do te ishte shume me i thjeshte komunikimi ndermjet paleve dhe do te ishte nje komunikim me linear. Ka pasur mjaft probleme ndermjet komunikimit te arbitrit kryesor me arbitrat nga brenda stadiumit, por ka pasur edhe mjaft raste kur ka deshtuar edhe lidhja vizive kur arbitri kryesor ka kerkuar te vendose vete.”

“Por eshte edhe nje ceshtje kostosh, me siguri: moviola e centralizuar (e palevizshme) do te bente federaten qe kursente jo pak. Eksperienca gjermane ka qene mjaft e mire. Ndryshimi i drejtuesit te VAR ne Gjermani ne muajin nentor erdhi per motive te tjera, jo per sa i perket suksesit qe ka pasur VAR ne token gjermane.”

“Natyrisht qe ka pasur veshtiresi fillestare, por edhe keto kane qene per shkak te lidhjes, por me vone cdo gje eshte sistemuar.”

Image result for var serie a

“Ndryshimet ne Itali nuk jane zyrtarizuar akoma, por pritet te zyrtarizohen keto dite.”

“Nese dikush ka pritur qe VAR sezonin tjeter te hiqej, ben mire te nderroje mendim sepse VAR ne futboll ka sjelle me shume gjera te mira se sa te kunderten.”

“Cdo teknologji eshte e veshtire te zbatohet ne fillim, por VAR vetem mund te permiresohet dhe perfeksionohet, jo e kunderta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags