Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,047 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte sulmon edhe Nainggolan pas ndeshjes? “E doni ne formacion? Atehere gjykojeni ju…”

Conte sulmon edhe Nainggolan pas ndeshjes? “E doni ne formacion? Atehere gjykojeni ju…”
Inter Club Staff

Nje tjeter barazim per Interin, pas atij te marre ne Kiev ne Champions League kunder Shakhtar Donetsk.

Nderkohe, tekniku zikalter pas fjaleve per Sky Sport, eshte ndalur ne konference per disa minuta. Keto kane qene fjalet e tij:

Sa mungon Lukaku ne nje ndeshje si kjo?

“Nuk me vjen per te folur per lojtaret qe munguan, nuk eshte e drejte. Lojtaret ne fushe kane dhene gjithcka, me vjen keq qe krijojme kaq shume, dhe nuk shenojme.”

“Duhet me shume ciniziem dhe duhet te behemi me te sakte. Po perseritet cdo ndeshje tashme kjo situate.”

“Duhet te permiresohemi ne fazen e shenimit, dhe duhet te shohim me kujdes rastet qe krijojme prapa.”

“Parma ne dy gjuajtje na ka shenuar dy gola eh… Duhet te jemi te vendosur jo keshtu.”

Futja e Vidal?

“Ai vinte nga gjashte ndeshje radhazi, e kemi shtrydhur si nje limon. Nuk mund te mos e lija jashte sot.”

“Por ka bere mire qe kur eshte futur dhe na ka dhene eksperience dhe personalitet.”

Si eshte gjendja e Nainggolan?

“Ai u fut ne fushen e lojes dhe po jua le ju ta gjykoni paraqitjen e tij. Une nuk mund te beje vleresime te tilla.”

“Disa nga ju kane pyetje per te dhe e duan ne formacion, dhe gjendjen e tij po jua le ju ta pershkruani.”

“Une kerkoj qe ti ve te gjithe ne gjendjen me te mire te mundshme: ka nga ata qe arrijne me shpejt, ka nga ata qe arrijne me vone por ka edhe nga ata qe nuk e arrijne kurre.”

“Ne mundohemi te bejme gjithcka per lojtaret tane per ti vene ne kushtet me te mira.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.