Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

717 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cudia e statistikave te mbrojtjes dhe krahasimi i kostos me De Ligt: ja shifrat e cmendura!

Inter, cudia e statistikave te mbrojtjes dhe krahasimi i kostos me De Ligt: ja shifrat e cmendura!
Inter Club Staff

Ne kete fillim sezoni, arma me e forte e Antonio Contes ka qene pikerisht mbrojtja. 

Solide, shume solide, me vetem nje gol te pesuar ne pese ndeshje ne Serie A: ajo zikalter eshte mbrojtja me e mire e 5 kampionateve me te mira Europiane dhe vetem Joao Pedro ne Cagliari ka arritur te shenoje.

Nje bunker i vertete per sulmet e kundershtareve: Lecce, Udinese, Milan dhe Lazio nuk kane arritur dot te shenojne ndaj Handanovic,

Ne krahasim me sezonin e kaluar, Interi mund te besoje tek eksperienca dhe kualiteti i Godin dhe kete gje e nenvizon edhe Corriere dello Sport.

“Klubi zikalter ka bere nje zgjedhje precize, duke shtuar tek dyshja De Vrij-Skriniar edhe Diego Godin. Dyshja kishte bere mire qe sezonin e kaluar.”

“Dhe ja tek ndodhi kalimi me 3 dhe eshte ngritur nje mur i vertete perpara Handanovic.”

“Por, a e dini kush eshte gjeja e vecante e mbrojtjes se Interit? Kosto e saj. Nje kosto qe eshte per te ferkuar syte.”

“Mbrojtja e Interit sot ka kushtuar “vetem” 34 milione euro. Pra, vetem investimi per Milan Skriniar (duke perfshire edhe bonuset dhe shitjen e Caprarit tek Sampdoria per 15 milione euro).”

“Ndersa per sa i perket De Vrij dhe Godin, ata kane ardhur me parameter 0.”

Por Corriere dello Sport nuk ndalet me kaq dhe ben nje krahasim me blerjen me te shtrenjte e Juventusit kete vere.

“Le ta krahasojme pak me investimin qe beri Juventusi per De Ligt, nje goditje e madhe e kesaj vere.”

“Ai eshte paguar plot 85.5 milione euro. 20 vjecari hollandez nderkohe qe ka qendruar ne pankine ne dy ndeshjet e para te Serie A, ai tashme ka gjetur hapsira pas demtimit te Chielinit.”

“Deri me tani ai ka qene shume poshte pritshmerive, por duhet pritur ende se duke pare vlerat e tij dhe moshen, hollandezi mund te behet nje nga me te miret ne bote.”

“Por nuk mund te rrish dot pa e bere nje krahasim: De Ligt vetem ka kushtuar 85,5 milione euro dhe Interit e gjithe mbrojtja i ka kushtuar vetem 34 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.