Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

150 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, frike nga situata per Lazaron: ja dy hipotezat e vetme ne kete moment!

Inter, frike nga situata per Lazaron: ja dy hipotezat e vetme ne kete moment!
Inter Club Staff

E ardhmja e Valentino Lazaro mbetet nje pikepyetje e madhe: lojtari i krahut austriak i blere nga Interi veren e shkuar nuk ka bindur aspak Antonio Conten.

Ai me pas eshte shitur ne huazim me te drejte blerje tek Newcastle. Sipas Corriere dello Sport, per ish-lojtarin e Hertha Berlin, ekzistojne dy hipoteza per te ardhmen e tij.

“Dileme e madhe rreth lojtarit: ai ka luajtur vetem pese ndeshje ne Newcastle dhe rreziku qe ne fund te sezonit te dergohet mbrapsht frikeson shume Interin.”

“Interi e ka cuar ne Premier League sepse ai ka qene nje blerje e deshtuar por duket se Interi mund te perfundoje me nje lojtar te padeshiruar ne skuader sezonin e ardhshem.”

“Klubi zikalter po mendon ta perdore ate si lojtar shkembimi ne ndonje tratative, por do te jete e veshtire sepse per te ne kete moment nuk ka pasur skuadra te interesuara.”

“Prandaj edhe Marotta po shpreson shum tek klubi anglez dhe tek investimi qe ata mund te bejne tek lojtaret.”

SINJALE TE NDRYSHME – “22 milione eurot e paguar tek Hertha e Berlinit nje vere me pare jane nje motiv i madh per Interin qe te enderroje per nje blerje nga Newcastle.”

“Zikalterit nuk duan te perfitojne nga lojtari, por thjesht nuk duan te dalin me humbje nga ai ne bilanc.”

“Ne Angli nderkohe ka teori te ndryshme. Disa thone se pronaret e rinj do te investojne tek ai dhe disa thone se ai nuk ben pjese tek planet e klubit.”

“Shume do te varet edhe nga situata e tranjerit: nese aty nuk do te jete Steve Bruce, nuk ka asnje siguri per te ardhmen e tij.”

“Pra ne kete moment, rruget jane dy: ose e blen Newcastle ose ai perfundon duke u shkembyer ne merkaton e veres nga Interi me ndonje lojtar tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.