Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

514 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Darmian, nje djalosh i arte: “Duhet ta dini: une edhe sikur te futem 1 minute ne loje, gjithmone do…”

Darmian, nje djalosh i arte: “Duhet ta dini: une edhe sikur te futem 1 minute ne loje, gjithmone do…”
Inter Club Staff

Edhe Matteo Darmian flet per mikrofonat e Inter Tv direkt pas ndeshjes se djeshme dhe thote fjale qe tregojne edhe njehere qe ai eshte nje djalosh i arte.

“E donim shume kete finale dhe me te drejte e fituam sepse jemi nje klub i madh si Interi, luftojme gjithmone per maksimumin.”

“Jemi teper te lumtur duke pare paraqitjen qe kishim. E dinim shume mire qe nuk ishte e thjeshte sepse Milan kishte shume ndeshje qe nuk pesonte gola.”

Pjesa e pare me shume kualitet dhe nje e dyte ku skuadra ka ditur te marre goditje por pa e humbur asnjehere kthjelltesine.

“Po, e vertete. E nisem fort dhe ja dolem me intensitet te larte. Derbit jane keshtu, ka agonizem te larte.”

“Jemi treguar te zotet me pas ne menaxhimin e situatave. Nuk jemi terhequr ne asnje moment prapa kur ka qene momenti per te luftuar apo vuajtur bashke.”

Eshte momenti qe te ndalet se nenvleresuari Darmian?

“Po jo, nuk mendoj se eshte ceshtje nenvleresimi. Une kerkoj te punoj fort cdo dite, duke provuar te permiresohem gjithmone.”

“Pastaj nese me fusin ne loje 90 minuta apo nje minute te vetem, une jap shpirtin ne fushe. Duhet ta dini kete. Pastaj vleresimet ja le te tjereve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.