Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,576 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi eshte e lumtur: dy fitore rresht dhe dy ndeshje pa pesuar gol. Pioli…

Interi eshte e lumtur: dy fitore rresht dhe dy ndeshje pa pesuar gol. Pioli…
Inter Club Staff

E qarte, probleme ka, por ne shtepine e Interit eshte rikthyer te pakten koha e kthjellet, fale fitores se dyte ne kampionat dhe te pares jashte fushe qe prej shtatorit, kur per here te fundit solli ne shtepi tre pike nga transferta (kishte tete ndeshje rresht ndermjet Italise dhe Europes qe humbiste). Por jo vetem fitore, zikalterit nuk kane pesuar gol per dy ndeshje rresht.

Mbase jo me kot Pioli gjate stervitjeve gjate javes, ka prekur pikat me te rendesishme dhe aty ku ka caluar Interi: mbrojtja, organizimi dhe te berit skauder. Me qeresi, Interi ka arritur te godase Sassuolon dhe ka rrezikuar disa here te shenoje golin e dyte. Kesaj radhe Interit nuk i mjaftuan dy gjuajtje per te bere dy gola: 11 tentativa ne total ne pjesen e pare jane nje rekord per kete sezon. Ne fund te fundit nje fitore qe nuk ishte bere thjesht detyrim, por shume me shume sepse kjo fitore ishte e arte per zikalterit qe duhet ti japin vlere 3 pikeve te fituara ne Reggio Emilia me nje fitore ndaj Lazios te merkuren ne San Siro. Por ajo qe la shije te hidhur tek zikalterit tek kjo ndeshje eshte fakti qe nuk u mbyll ndeshja atehere kur duhej dhe u rrezikua deri ne minutat e fundit te pesohej gol.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.