Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer : “Joao Mario dhe Gabigol te rendesishem, por nuk mund te them me shume se kaq. Ne Verona paguam formen fizike…”.

De Boer : “Joao Mario dhe Gabigol te rendesishem, por nuk mund te them me shume se kaq. Ne Verona paguam formen fizike…”.
  • On 27/08/2016, 14:17

Konferenca e dyte zyrtare si trajner i Inter per Frank de Boer, e para ne Meazza. Do jete ndeshja Inter-Palermo prezantimi i pare perpara tifozeve zikalter, rasti me i mire per te fituar 3 piket e para ne menyre qe te harrohet disi ajo disfate kunder Chievo.

Kjo eshte konferenca e teknikut hollandez:

Kane ardhur 2 lojtare te rendesishem, je i kenaqur tani?

“Jemi gjithmone te interesuar per lojtare te rendesishem, nuk mund te them shume sepse nuk jane akoma me ne 100%”.

Cfare nuk doni te perseritet nga ndeshja me Veronen?

“Eshte e qarte qe nuk kemi luajtur mire, nuk ishim ne kondicionin e duhur. Ne pjesen e dyte e kemi vuajtur shume dicka te tille, shpresojme te mos ndodh neser”.

E ndjen se tani e njeh me mire skuadren?

“Sigurisht qe duhet kohe, si fillim duhet te kuptoj kulturen e e re ne Itali dhe tek Inter. Duhet shume pune por grupi po na ndihmone. Shpresojme te rritemi jave pas jave”.

Mund te flisni per Skudeto?

“Ne duhet te bejme maksimumin per te arritur te gjithe objektivat. Objektivi i pare eshte te arrijme ne Champions League. Duhet te tregojme qe jemi permiresuar dhe se lojtaret kane deshire te luajne per kete skuader. Neser jam i sigurt se do shohim nje ndeshje ndryshe, jam i bindur se kete vit mund te arrijme vendin e trete. Filozofia e lojes sime kerkon nje skuader me kondicion fizik maksimal”.

Eshte e mundur qe neser ta shohim Banegen si regjister?

“Preferoj mos ti pergjigjem kesaj pyetje”.

Joao Mario e Gabigol, cfare roli do te luajne?

“Joao Mario eshte nje lojtare qe mund te luaj ne shume pozicione me mesfushe, e njejta gje vlen edhe per Gabigol ne sulm. Tani mendojme vetem per ndeshjen e neserme”.

Deshironi tju dergoni nje mesazh tifozeve te Interit qe neser do shohin per here te pare kete sezon ne San Siro?

“Ndeshja e pare ne shtepi eshte shume e rendesishme, dua qe Inter dhe Interistet te jene sebashku. Dua te jemi te gjith ne 100%, tifozet jane shume te rendesishem dhe duhet te qendrojne edhe kur bejm ndonje gabim”.

4-3-3 eshte moduli qe i duhet ksaj skuadre?

“Lojtaret tane vijne nga shtete te ndryshme, keshtu nuk kane problem per tu pershtatur ne zgjedhjet taktike. Ne Verona provuam mbrojtjen me tre por u pa qe ndeshja nuk shkoj mire. Pjesen me te madhe te ndeshjeve do luajme me 4-3-3, por dhe do ndryshojme”.

Eshte neser mundesia per ti mbyllur gojen kritikave?

“Nuk e di nese dikush nuk beson tek mua, por jam i sigurt se do arrijme suksese. Per kete kam ardhur nga Ajax tek Inter”.

Pret perforcim ne mbrojtje?

“Nuk dua te flas per merkato, te shohim cdo te ndodh ne te ardhmen. Nuk dua te shperqendrohemi nga ndeshja e neserme”.

Eshte dicka qe te ka bere pershtypje kete pak perjudhe qe ke ne Itali?

“Jane metoda te ndryshme per pergatitjen e ndeshjeve. Po perpiqem te gjeje dicka te mesme, jam surprizuar per mire. Besoj se po punojme mire, per mua eshte bukur te njohesh dhe te zbulosh gjera te reja”.

Pas ndalesesdo jete Interi ne 100% te kondicionit?

“Une besoj se skuadra po permiresohet, pastaj varet edhe sesa lojtaret luajne. Filozofia ime e lojes kerkon nje kondicion te fort fizik. Me lojtaret duhet punuar ne menyra te ndryshme per te arritur maksimumin e formes. Shpresojme qe brenda nje muaj te jemi permiresuar”.

Nje koment per shortin e Europa League.

“Eshte nje grup me skuadra te mira. Southampton eshte permiresuar shume fal punes se Koeman. Sparta luan shpesh ne champions dhe kane eksperience, edhe Hapoel eshte nje skuader qe duhet respektuar”.

Keni nje mesazh per terrmetin qe ka goditur qendren e Italise?

“Futbolli eshte i rendesishem, por jane disa gjera qe vlejne me shume. Nje moment i trishte, i qendroj prane personave te prekur, shpresoj mos te ndodh me dicka e tille”.

Jeni i kenaqur nga merkato?

“Inter ka patur gjithmone lojtare te rendesishem, edhe pse vitet e fundit nuk ka arritur rezultate. Shpresojme te jemi permiresuar tani, lojtaret jane shume te vlefshem dhe jam i lumtur per skuadren qe kam ne dispozicion”.

Cila eshte gjendja e Nagatomo?

“Pesoj nje problem dhe nuk do jete ne dispozicion per neser, por nuk eshte demtim i rend. Ai eshte i fort, nuk do vonoje shume kthimi i tij”.

Si shkoje takimi me Zhang? Cilat jane kerkesat e tua dhe niveli i objektivave?

“Deshirojme qe Inter te jete ne vendet e para, beme nje bisede te kendshme. Kane takuar stafin dhe skuadren. Ne duam te ngrihemi sa me lart, ata jane me ne per cfardo kemi nevoje”.

Medel luan si mbrotjes qendre?

“Po eshte nje opsion pasi ai ka luajtur shpesh ne kete pozicion. Kemi folur dhe ai eshte i gatshem”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.