Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

852 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer nuk gjen paqe dhe snobon Interin: “Zikalterit? Jane me te forte Tottenham dhe Barca sepse…”

De Boer nuk gjen paqe dhe snobon Interin: “Zikalterit? Jane me te forte Tottenham dhe Barca sepse…”
Inter Club Staff

Frank De Boer eshte nje nga tranjeret qe kane deshtuar keqazi ne Milano vitet e fundit. 

Edhe pse ne 7 vitet e fundit tranjeret tek Interi kane zgjatur shume pak dhe me se shumti kane ikur per shkak te rezultateve te dobta, njeri prej atyre qe ka lene me pak shenje eshte Frank De Boer.

Edhe pse tifozeria e priti mire duke e mbeshtetur ate pa kushte, menyrat e komunikimit qe ai pati me skuadren dhe lojtarit por mbi te gjitha rezultatet sportive shtyne Interin qe ta shkarkonin vetem pak jave pasi ai kishte mare ne drejtim skuadren zikalter.

Gjithesesi De Boer nuk ka gjetur ende paqe me ate shkarkim dhe shpesh here ne intervistat e tij nuk eshte se flet me superlativa per Interin.

Ai diten e sotme ka folur per grupin e Champions ku eshte edhe Interi qe deri me tani eshte grupi me i komplikuar ashtu sic pritej duke qene se ne fashen e katert ishin pikerisht zikalterit.

Interi deri me tani po kalon nje moment mjaft te mire ku ka fituar ndaj Tottenham dhe PSV dhe sapo ka arritur te barazoje me Barcelonen ne Meazza perpara pak ditesh.

Gjithesesi, De Boer ka thene pak minita me pare duke folur per PSV se:

“PSV me Barcekonen, Tottenham dhe Interi ka pasur nje grup shume me te veshtire se Ajax.”

“Kete duhet ta pranojme, sepse prandaj PSV gjendet ne kete pozite qe eshte tani. Ata per pak desh moren pike edhe ne Londer, por nuk ja dolen dot.”

“Te gjitha skuadrat jane te forta tek grupi i PSV. Interi me pak, por Tottenham dhe Barcelona jane super sepse i kam pare kur luajne.”

“Per PSV eshte nje rezultat i madh nese arrin ne vendin e trete per shembull.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.