Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

576 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer nuk ndalet: “Tek Interi nje tmerr i vertete: ja cfare ndodhi njehere. Duhet te kisha…”

De Boer nuk ndalet: “Tek Interi nje tmerr i vertete: ja cfare ndodhi njehere. Duhet te kisha…”
Inter Club Staff

Ne distancen e kater viteve, Frank De Boer duket se nuk e ka harruar aspak eksperiencen e tij tek Interi.

Edhe pse ka qene nje faliment i vertete ajo qe ka bere ai te zikalterit, duke qene se eksperienca zgjati vetem 85 dite, ai nuk ndalet se foluri per kete dhe eshte hera e disate qe e ben kete gje ne nje periudhe te shkurter kohore.

Ne nje interviste te gjate per Algemeen Dagblad, tranjeri i Hollandes ka shpejguar se pse aventura e tij tek Interi eshte mbyllur ne kaq pak kohe.

“Si tek Interi dhe tek Crystal Palace mendojne se ti ke qene nje tranjer kokforte, nje tranjer qe nuk ben mire…”, ka qene pyetja e gazetarit.

Nderkohe, ai eshte pergjigjur: “Ti i mban gjerat brenda teje zakonisht, eshte normale ne keto nivele ku nuk mund te flasesh shume.”

“Por kishte disa situata qe nuk mund ti krahasosh me asgje, e di? Tek Interi ishte krijuar nje situate e tmerrshme dhe ne ate periudhe asnje tranjer nuk kishte mundur te bente dot mire.”

“Kjo ka dale e vertete me pas, sepse pas meje edhe tre tranjere te tjere e kane provuar dhe kane deshtuar.”

“Natyrisht qe disa gjera duhet ti beja ndryshe, por e gjithe dinamika e Interit ishte shume e veshtire per mua.”

“Tek Crystal Palace nuk ishte ndonje gje e keqe ajo qe une doja te ndryshoja, por aty u perplasa me te njejten situate si Ronald Koeman tek Valencia.”

“Duhet ti thuash lamtumire disa lojtareve ndonjehere per te arritur dicka te mire, por ato lojtare kane influence ne skuader dhe cdo gje te shkon keq… Kjo ndodhi edhe tek Interi deri diku.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.