Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

671 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Guardian kurorezon 4 lojtare te Interit: “Jane 4 nga 100 lojtaret me te mire ne Bote: behet fjale per…”

Il Guardian kurorezon 4 lojtare te Interit: “Jane 4 nga 100 lojtaret me te mire ne Bote: behet fjale per…”
Inter Club Staff

Ashtu si cdo vit, The Guardian ka stiluar nje liste me 100 lojtaret me te mire te vitit 2020 ne futbollin boteror.

Jane plot kater lojtare zikalter qe jane prezent ne kete liste. Per cdo lojtar qe ben pjese aty, The Guardian ka dhene edhe nje shpjegim.

Le ti zbulojme se bashku te katert lojtaret e Interit prezent ne kete liste.

NICOLO BARELLA – Barella eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te Antonio Contes. Pas nje periudhe te shkurter ambientimi, tekniku zikalter nuk ka hequr me dore prej tij kurre tek Interi.

“Eshte nje lojtar ekzistencial si per Interin por edhe per kombetaren e Italise. Me momentet e tij ne loje ku di te godase gjithmone kundershtarin, eshte kthyer ne nje njeri teper te rendesishem.”

“Nje nga momentet me te mira te tij ne 2020 eshte nje ndeshje prej magjistari ndaj Hollandes ne Nations Legue ne tetor dhe nje take fantastike ne Champions League per te derguar Lautaro Martinez ne gol ndaj Real Madrid ne Champions League.”

“Kontributi i Barella per skuadren eshte shume i madh dhe shkon shume pertej ketyre dy momenteve.”

“Ai ka nje etike pune te jashtezakonshme dhe mund te beje pa problem edhe numrin 10 por edhe mesfushorin box-to-box.”

LAUTARO MARTINEZ – Me Lukaku ai ploteson nje nga dyshet me te forta te sulmit ne te gjithe Europen.

Ne vitin e tij te pare tek Interi, El Toro ka vuajtur shume skemen e Spallettit me nje sulmues, por me pas, me ardhjen e Contes, ai ka shperthyer perfundimisht.

“Pasi shpertheu me Conten ne 2019, Lautaro ka treguar menjehere se ja ka dale te dale nga anonimati dhe se sa vlen.”

“Numrat e tij jane shume te mira – ka shenuar 21 gola ne te gjitha kompeticionet – dhe ka bere mire ne ndeshje te medha, duke shenuar edhe nje dipiete ne gjysmefinalen e Europa League kunder Shakhtar Donetsk apo duke shenuar nje gol te mrekullushem ndaj Real Madrid.”

“Me pak me shume vazhdueshmeri mund te jete gjithcka cfare njerzit shohin per te ne te ardhmen.”

ACHRAF HAKIMI – Achraf Hakimi ka qene goditja e madhe e merkatos se Interit. Ai ka ardhur tek Interi per 40 milione euro dhe marokeni ka bindur menjehere duke shenuar kater gola dhe duke dhene kater assiste.

“Hakimi e kishte dhene kontributin e tij me pese gola dhe dhjete assist ne sezonin e fundit te Borussia Dortmund por nuk ka humbur kohe per te treguar vlerat e tij edhe tek Interi.”

“Ka pasur disa hapa fals, por Antonio Conte beson shume tek ai dhe ne krahun e djathte ai eshte nje rrufe e vertete: rruga eshte e gjate dhe premton shume, ai mund te permiresohet goxha akoma.”

ROMELU LUKAKU – Ne fund eshte Romelu Lukaku, shpirti i vertete i ketij Interi. Belgu e ka nisur mire sezonin me numra te jashtezakonshem.

15 gola ne 18 prezenca ne Serie A dhe ne Champions League: “Ka qene nje vit briland, por edhe i mallkuar per Lukaku, protagonist edhe ne Serie A por edhe ne Europa League.”

“Ne kete te fundit, ka shenuar ne cdo ndeshje e madje duke bere edhe nje autogol te pafat ne finale.”

“Gjerat kane shkuar me mire kur ai eshte nominuar kapiten i Belgjikes per here te pare ne tetor dhe duke shenuar nje dopiete ne fitoren e skuadres ndaj Islandes. Nje gjigand, i mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.