De Ligt i habit te gjithe me deklaraten e tij: “Idhulli im ne futboll luan tek skuadra e Interit.”
Shume mbrojtesa ne bote kane idhuj ish-mbrojtesa te famshem, legjenda te ndruyshme po ne te njejtin repart.
Por duket se ky nuk eshte rasti i Matthijs De Ligt, mbrojtesi i Juventusit qe ka zbuluar keshtu idhullin e femijerise ne futboll.
Lojtari i kombetares hollandeze dhe i Juventusit ka dhene nje interviste per DAZN, ku ka folur per kete dhe te tjera.
“Kush ka qene idhulli im i futbollit kur kam qene femije? Idhulli im aktualisht luan per skuadren e Interit, ne Serie A.”
“Por kur e fillova ta kisha idhull, ai luante te Ajax, si nje mesfushor: po flas per Christian Eriksen, te cilin e vleresoj shume ende edhe sot.”
“Une ne te kaluaren kam luajtur si nje mesfushor dhe mbase kjo eshte arsyeja qe kam pasur ate idhull, nuk e di.”
“Por edhe pse me kalimin e kohes une e nderrova pozicionin, pelqimi per te mbeti i njejte per gjithcka cfare ai bente ne fushe.”
“Fakti qe e shihja shpesh tek Ajax nderkohe qe isha nje femije, dhe me pas gjithcka cfare ai beri ne karrieren e tij ka qene gjithmone nje burim frymezimi.”