Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

127 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY – “Inzaghi ka vetem nje dyshim te fundit per formacionin: te fuse apo jo nga fillimi…”

E FUNDIT NGA SKY – “Inzaghi ka vetem nje dyshim te fundit per formacionin: te fuse apo jo nga fillimi…”
Inter Club Staff

Sot ne mbremje, direkt pas Atalanta-Milan, ne fushe do te zbrese edeh skuadra e Simone Inzaghit ndaj Sassuolos.

Ne kete ndeshje Interi vjen pas dy barazimesh teper te hidhura duke pare se si gjerat kane shkuar ne fushe per zikalter.

Gjithesesi, tekniku i Interit nuk deshiron qe te humbase me shume shanse dhe i ka idete e qarta edhe per formacionin, me perjashtim te nje dyshimi qe ka.

“A duhet te hedhe ne fushen e lojes nga minuta e pare Denzel Dumfries apo duhet te besoje te qendrueshmeria e Darmian?”

Sky Sport tregon: “Ne kete moment qe po flasim, ne repartet e tjera nuk ka dyshime: Handa ne porte dhe para Skriniar-De Vrij-Bastoni.”

“I sigurt edhe rikthimi i Calhanoglu nga minuta e pare ne mesfushe. Nderkohe, ne te majte do te jete Perisic.”

“Por dyshimi mbetet i forte dhe nuk dihet nese Inzaghi do te besoje te Dumfries apo te Darmian ne krahun e djathte: ne kete moment, hollandezi ka 51% mundesi te luaje dhe Darmian 49%. Eshte nje gare e ngushte.”

Nderkohe, me kete rast po ju sjellim te ju formacionin e mundshem te Interit sipas La Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport dhe Tuttosport:

Gazzetta dello Sport: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Corriere dello Sport: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Tuttosport: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Nga mediat e shkruara, vetem Tuttosport jep Darmian nga minuta e pare. Nderkohe edhe Sky Sport jep hollandezin lehtesisht perpara Darmian.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.