Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

895 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

UEFA, MERRET VENDIMI I PAPRITUR? – “Do te zhduket perfundimisht nga qarkullimi rregulli i…”

UEFA, MERRET VENDIMI I PAPRITUR? – “Do te zhduket perfundimisht nga qarkullimi rregulli i…”
Inter Club Staff

Nga ngrirja te anullimi perfundimtar: UEFA ka marre nje vendim te papritur dhe ka anulluar keshtu perfundimisht Fair Play Financiar 10 vite pas krijimit.

Diten e neserme, UEFA do te diskutoje ne nje videokonference ne Parlamentin Europian nje sistem te ri rregullash per futbollin kontinental.

Kete gje e zbulon La Gazzetta dello Sport e cila tregon se do te kalohet nga ideja “do harxhohet sa fitohet” ne “do harxhohet shifra e nevojshme pa cuar dem asgje”.

Moduli i ri eshte edhe pasoje e pandemise, nderkohe ne vemendje do te vihen shpenzimet e teperta, nder te cilat bejne pjese edhe rrogat e lojtareve dhe komisionet e agjenteve.

Ne hipotezat e diskutuara do te hidhet ideja e nje rroge tavan per te gjithe si dhe nje perqindje qe cdo lojtar me rrogen e tij duhet te kontribuoje per sistemin.

Nderkohe, sanksionet sportive mund te reduktohen ne favor te sanksioneve me te medha ekonomike.

E veshtire qe te parashikohet nje rezistence te UEFA-s me klubet, sepse do te hapet nje dialog i mirefillte.

Disa vende kane filluar qe te levizin qe tani pro kesaj ideje. Gjermania dhe Spanja per shembull kane filluar qe tani te flasin per disa rregulla me te egra.

Road map e UEFA-s parashikon qe pas nje diskutimi paresor, brenda fundit te vitit te arrihet nje marreveshje qe ne 2022 te vihen ne fuqi rregullat e reja dhe te adaptohet dalengadale vit pas viti futja e regjimit te ri.

Te vjen vertete keq kur shikon se si mundi i Interit dhe vuajtja e zikalterve nder vite per shkak te FPF nuk ka sherbyer per asgje dhe tashme ky regjim do te zhduket totalisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.