Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

497 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Canio shume i ashper: “A e dini cfare ka ky Inter me shume se skuadrat e tjera? Plot 11…”

Di Canio shume i ashper: “A e dini cfare ka ky Inter me shume se skuadrat e tjera? Plot 11…”
Inter Club Staff

Duke folur per luften Scudetto, Paolo Di Canio ka qene prezent dje ne studiot e ‘Sky Calcio Club’ si cdo jave.

Aty eshte diskutuar gjate per gjendjen e Interit ne kete moment por edhe per skuadrat qe ndjekin nga afer zikalterit.

Keshtu, fjalet e tij kane qene keto dhe ai eshte shprehur shume i ashper mbi kete teme: “Ne kete moment une nuk e kuptoj se si mund te krahasojme Interin me Milanin.”

“Per mendimin tim ka nje avantazh shume te madh te Interit ndaj Milanit e nuk po flas per piket ne klasifikim.”

“Nese shohim Interin, ata kane 11 lojtare ne formacion qe jane lider teknik te kombetareve te tyre. Shihini te gjithe.”

“Mjafton te shohesh mbrojtesa si Milan Skriniar, Alessandro Bastoni, Stefan De Vrij. Nuk ju mjaftojne keta?”

“Shikoni pastaj Nicolo Barella, ne mesfushe. Skuadrat e tjera ndoshta kane dy ose tre. Milani ka maksimumi tre.”

“Pastaj, nese humben pike nga ndeshjet e shumta, eshte nje tjeter histori. Por per momentin them pa frike se skuadra eshte me e forte se te tjerat. Keto jane faktet. Prandaj them se jane me lart. Jane favorit per kete arsye dhe pike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.