Di Marzio i bindur: “Sot tek Inter finalizohet nje operacion qe Marotta ka nje muaj qe punon: pikerisht largimi…”
Me sa duket sot eshte dita me e rendesishme per Alexis Sanchez dhe per Interin qe te mbyllin bashkepunimin e tyre.
Per kete gje ka folur sot Gianluca Di Marzio, i cili ka treguar edhe situaten dhe ate qe pritet te ndodhe ne oret ne vazhdim.
“Ne fakt, soti pritet takimi final ndermjet paleve ku do te hidhet edhe gjithcka ne dokumentat perkatese te ndarjes”.
“El Nino Maravilla do te mbylle keshtu aventuren e tij tek Inter qe nuk ka qene nder ato aventura ne karrieren e tij per tu mbajtur mend”.
“Sulmuesi i lindur ne 1988 do te prezantohet sot ne seline e Interit per te mbyllur keshtu te gjitha detajet rreth largimit”.
“Ai do te zgjidhe kontraten dhe do te niset me pas drejt Marseille ku do te firmose per kete sezon me francezet”.
“Nese nuk do te kete ndonje te papritur, sot pasdite pritet qe klubi te zyrtarizoje gjithcka dhe te falenderoje Sanchez per keto tre sezone bashke”.
“Normalisht ky eshte nje largim shume i pritur nga Inter dhe eshte nje operacion ku Marotta ka me shume se nje muaj qe punon”.