Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

783 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati me ne fund shitja e Pinamontit? “Kontakt Raiola-Sassuolo, ja shifra qe do te perfitoje Inter”.

Inter, gati me ne fund shitja e Pinamontit? “Kontakt Raiola-Sassuolo, ja shifra qe do te perfitoje Inter”.
Inter Club Staff

Shume ose gjithcka varet nga Giacomo Raspadori te Napoli, por ne shtepine Sassuolo tashme ka nje bindje qe ky operacion do te mbyllet me sukses.

Per kete arsye, drejtori i pergjithshem i Sassuolos, Giovanni Carnevali, diten e sotme pritet te kete nje kontakt te rendesishem.

“Ai diten e sotme do te kete nje kontakt tjeter me Enzo Raiola, i cili eshte edhe agjenti i Andrea Pinamontit”.

“Sot do i sigurohet agjentit te lojtarit vullneti qe ka Sassuolo per te marre ne Mapei Stadium lojtarin e Interit qe ka shkelqyer vitin e kaluar me Empolin”.

“Ne kete moment, Inter ka nje marreveshje fillestare me Sassuolon qe shkon nga 18 milione euro ne 20 milione euro”.

“Ajo qe nuk eshte vendosur ende, eshte shuma e riblerjes ne te ardhmen per Interin qe mund te jete diku te 30 milione euro”.

“Sassuolo ka propozuar qe kjo shume te jete 35 milione, por per Interin kjo shifer eshte shume e larte”.

“Nderkohe, nga ana e Pinamontit, Sassuolo ka gjithcka per ta bindur: per te eshte gati nje kontrate kater vjecare me 2,2 milione euro ne sezon. Me pak fjale, Pinagol eshte shume prane Sassuolos”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.