Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

430 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio paralajmeron: “Per Interin po thuhet nje e pavertete. Per sa i perket merkatos, klubi eshte fokusuar tek…”

Di Marzio paralajmeron: “Per Interin po thuhet nje e pavertete. Per sa i perket merkatos, klubi eshte fokusuar tek…”
Inter Club Staff

Po afrohet me shpejtesi te madhe merkato e dimrit ku si gjithmone, zerat jane te shumte por operacionet shume me pak.

Merkato e dimrit njihet gjeresisht si nje merkato riparuese, sepse shanset qe te behen blerje te medha jane teper te vogla.

Skuadrat nuk preferojne qe te shesin lojtare ne nje merkato te tille sepse eshte mesi i sezonit dhe kryesisht levizin lojtare qe kane probleme me skuadrat respektive ose qe luajne me pak.

Nderkohe, Gianluca Di Marzio, diten e sotme ka folur per merkaton e dimrit tek Interi, ku ai ka tentuar te shpjegoje me kujdes ate qe po ndodh.

“Per Interin aty ketu po thuhet nje e pavertete. Interi nuk ka vendosur te shpenzoje ndonje buxhet te mirefillte ne janar.”

“Nese per Interin do te dale nje mundesi e mire, ku Inzaghi do te kerkoje nje lojtar qe eshte gati te largohet, edhe pse dicka e tille do te kerkonte investim te rendesishem, Marotta do e bente.”

“Por duke qene se mundesite jane teper te ulta ne kete moment, dhe lojtare ne lartesine e Interit ne merkato nuk ka shume, dicka e tille eshte per momentin jo nje priroritet.”

“Prioriteti i Interit tani eshte ceshtja e rinovimeve. Marotta dhe Ausilio po mundohen te mbyllin rinovimet me Brozovic dhe Perisic.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.