Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

611 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, deshton sulmi per super talentin? Ai deklaron: “Po, kam marre nje oferte nga Bayern Munich”. Marotta…

Inter, deshton sulmi per super talentin? Ai deklaron: “Po, kam marre nje oferte nga Bayern Munich”. Marotta…
Inter Club Staff

Inter eshte shume e kujdesshme per sa i perket merkaton ne Ameriken Latine dhe kjo gje eshte konfirmuar vetem pak jave me pare.

Marotta dhe Ausilio kishin derguar ne Argjentine drejtuesin zikalter Dario Baccin per te pare se cfare mund te behej per disa talente ne Argjentine dhe Brazil.

Njeri prej tyre natyrisht ka qene edhe Julian Alvarez, nje prej lojtareve qe quhet ne Argjentine si “The next big thing”.

Zikalterit e kane ndjekur me shume kujdes keto kohe lojtarin por duket se per te e ka shume seriozisht edhe Bayern Munich.

tt

Dicka te tille e ka pranuar vete Alvarez, i cili ka folur diten e sotme per mikrofonat e te perditshmes gjermane, Express.de.

Ai ne menyre te papritur ka pranuar se ka marre nje oferte nga gjigandet gjerman ne ditet e kaluara dhe behet fjale per nje oferte mjaft interesante.

“Po, e di. Kam nje oferte te rendesishme nga Bayern Munich. Tani duhet pare cfare do te ndodhe. Varet nga shume gjera.”

Me sa duket, klubi bavarez ka bere nje oferte edhe per River Plate, klub qe zoteron kartonin e tij, por edhe per lojtarin, duke i bere nje oferte mjaft te rendesishme. Marotta po rrezikon seriozisht qe te humbase nje super talent qe e ndjek nga afer prej kohesh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.