Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

326 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio zbulon: “Marotta pas deshtimit per Mertens tani ka hedhur syte te nje tjeter sulmues: ja detajet.”

Di Marzio zbulon: “Marotta pas deshtimit per Mertens tani ka hedhur syte te nje tjeter sulmues: ja detajet.”
Inter Club Staff

Interi behet gati qe te ndryshoje look ne sulm, tashme kjo eshte dicka e ditur prej kohesh.

Por pas ktheses se papritur per Dries Mertens, i cili ka preferuar te rinovoje me Napolin, emri me i perfolur tashme per tu transferuar tek Interi eshte nje tjeter parameter 0.

“Eshte Edinson Cavani objektivi kryesor i Interit ne kete moment ne sulm”, ka shkruar Di Marzio pak minuta me pare.

“Uruguajani i PSG ka nje rroge te larte dhe do te vinte ne Milano si nje parameter zero. Cavani eshte kontaktuar edhe ne ditet e kaluara nga Interi, mbase pikerisht sepse Interi mund te kete pritur kete ndryshim skenari per Mertens”, nenvizon Di Marzio i cili vazhdon edhe me tej.

Gjithesesi, ne sulm tek zikalterit shume do te varet edhe nga Lautaro Martinez dhe e ardhmja e tij tek Interi.

“Kontaket vazhdojne dhe Lautaro Martinez nuk eshte aspak i sigurt per qendrimin ne Milano. Prandaj Interi eshte e pasigurt per ate qe do te ndodhe ne sulm.”

“Disa dite me pare te gjithe mund te thonin per Mertens si nje goditje e sigurt, por ai nuk ishte zevendesuesi i Lautaros.”

“Ai do te ishte zevendesuesi i Alexis Sanchez qe shihej si nje largim i padiskutueshem nga skuadra e Contes ne fund te sezonit.”

“Por refuzimi i ofertes nga Mertens ka bere qe tek Interi te ndryshojne te gjithe skenaret per sa i perket sulmit. Per momentin, syte kane kaluar nga Cavani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.