Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

838 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Donati: “Interi eshte endrra ime, do te kthehesha. Mou eshte special, Ausilio me ka thene…”

Donati: “Interi eshte endrra ime, do te kthehesha. Mou eshte special, Ausilio me ka thene…”
Andi Prifti

Giulio Donati eshte nga lojtaret e pare te rinj tek Interi qe kane bere gati valixhet ne kete merkato. Mbrojtesi kaloi nga Interi tek Bayern Leverkusen ne Gjermani para disa ditesh.

Donati, ekskluzivisht per FcInter1908.It, ka folur per aventuren e tij te ardhshme dhe jo vetem: “Tek Bayer do te filloje nje eksperience e re dhe e bukur, ku do te kerkoj te bej me te miren time per skuadren. Ky sezon, tek Grosseto, ka pasur ulje dhe ngritje. Por pata mundesine te largohem, duke ardhur ketu ne Gjermani dhe duke menduar per Europianin.

Ne Israel ka bere shume mire mbi te gjitha ne mbrojtjen e Kombetares U-21 te trajnuar nga Devis Mangia: “E kam thene gjithmone qe cilesia qe ka grupi ka qene merita e trajnerit: kompakt, i vendosur, ku te gjithe ishim gati ta ndihmonim. Mbrojtesit ndihmonin ne fazen e nisjes, ndersa mesfushoret dhe sulmuesit na ndihmonin ne fazen ofensive. Kemi bere nje pune te mire.

Kapitulli Inter. Donati ka debutuar kur ne pankinen ZiKalter ishte Jose Mourinho dhe kujtimet nuk mund te jene te keqija: “Kam kujtime fantastike. Ai eshte nje njeri special, perveç se nje trajner i madh.

Me pas flet per eksperiencen e tij si ZiKalter: “Jam shume i lumtur dhe shume krenar qe kam qene nje lojtar i Interit. Kam pasur shume kenaqesi tek Primavera dhe kam pasur mundesine te kaloj pak ne skuadren e pare. Nuk mund te bej gje tjeter veçse te falenderoj te gjithe Interin: nga magazinieret tek dirigjentet, duke kaluar tek shoket e skuadres, dhe mbi te gjitha, tifozet. Ishte nje krenari te vishje bluzen ZiKalter. Sassoloni? Absolutisht jo. Me kane dhene mundesine per tu rritur kur arrita atje, me kane trajtuar si femijen e tyre. Dhe tani qe jam larg ne Gjermani, perpiqen te me ndihmojne. A kam folur me Branca dhe Ausilio? Ausilio me ka komplimentuar. Me ka dhene disa keshilla. Mund vetem ta falenderoj“, tha Donati per FcInter1908.It


Ne te ardhmen do ta perjashtonit nje rikthim tek Interi: “Nje klauzole rikthimi tek Zikaltrit? Sinqerisht nuk e di. kam lexuar ne gazeta, por nuk e di, sepse eshte bere gjithçka shume shpejt, keshtu qe nuk i kam lexuar keto klauzola. Megjithate, mbetet nje enderr e imja  te luaj perseri tek Interi.

Jo vetem Bayer: “Kishte zera se me kerkonin skuadra te tjera italiane dhe te vendeve te tjera. Por Bayer ishte me konkrete. Kampionati gjerman eshte nder me te mirat aktuale. Nuk u mendova gjate dhe e pranova oferten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.