Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

638 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Donnarumma dhe Lloris, ish-trajneri i portiereve te Interit: “Ju tregoj prapaskenat qe…”

Donnarumma dhe Lloris, ish-trajneri i portiereve te Interit: “Ju tregoj prapaskenat qe…”
Bujar Berishaj

“Gianluigi Donnarumma ka qene per rreth 15 dite te Interit, e kam stervitur dhe mund te them qe eshte nje portier i madh”.

Nje prapaskene e bujshme ajo qe vjen nga Luciano Castellini dhe jo shume njerez tjere mund ta tregojne.

Ish-pregaditesi i portiereve te Interit, i ftuar te Calciomercato – L’originale ka folur per portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumman dhe portierin e Tottenham Hotspur, Hugo Lloris duke treguar disa prapaskena interesante per te dy portieret.

Sa i perket Donnarummas, Castellini pastaj ka shtuar: “Nuk e di arsyen se pse pastaj ka shkuar te Milani. Ka arritur shpejt ne Serie A dhe tashme ka bere me shume se 100 paraqitje”.

Ndersa sa i perket portierit francez te Tottenham Hotspur ai ka zbuluar nje prapaskene akoma me interesante duke treguar se si kishte provuar te transferonte ate te Interi.

Nje tentative qe megjithate ka shkuar huq per nje arsye precize, me Hugo Lloris qe nuk erdhi te Interi edhe pse mundesia ekzistonte.

“Une i kerkova Hugos per mundesine qe ai te transferohej te Interi, por ai me tha qe nuk ishte i gatshem qe te ishte portier i dyte dhe keshtu refuzoi”, e ka mbyllur Castellini.

Prapaskena interesante qe tregojne se si dy portieret mund te ishin pjese e Interit, por qe qofte per nje arsye ose tjetren pastaj nuk eshte bere asgje. Donnarumma sot eshte nje portier i ri me perspektive por qe ndoshta nuk ka konfirmuar ato pritshmerite kurse Lloris eshte nje prej portiereve me te mire ne qarkullim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.