Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,068 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejtuesi i Sassuolos ‘kercenon’ Interin: “E di qe e kane shume qef Scamacca, por sot per sot e shoh me afer…”

Drejtuesi i Sassuolos ‘kercenon’ Interin: “E di qe e kane shume qef Scamacca, por sot per sot e shoh me afer…”
Inter Club Staff

Dy dite me pare, nder shume te ftuarit e Sky Sport, ka qene edhe Giovanni Carnevali, drejteusi i Sassuolos.

Ai nder te tjera ka folur edhe per te ardhmen e disa lojtareve te rendesishem te Sassuolos qe ne kete moment pelqehen shume edhe nga Interi.

“Po, eshte e vertete. Ne kemi shume kerkesa per lojtaret tane por jemi ne nje moment qetesie dhe do i shohim me kujdes.”

“Mund te shesim nje apo dy lojtare per te mbajtur bilancin ne rregull, por nuk eshte nje prioritet kjo gje per neve. Cdo lojtar do te shitet ne cmimin e duhur.”

Scamacca?

“Eshte e vertete qe ai pelqehet shume nga Inter. Mund te bente shume mire si te Interi por edhe te Milani.”

“Por une mendoj me ndershmeri qe nuk do te jete e thjeshte.”

“Ai eshte nje nga lojtaret me te mire italian te momentit dhe do te me vinte keq nese do te perfundonte ne nje skuader te huaj.”

“Por per nje skuader ne Itali do te jete e veshtire ta blejne sepse do te duhen shume para. Ne Itali ana ekonomike ne kete moment eshte pak e veshtire.”

“Prandaj mendoj se Scamacca mund te shkoje ne nje kampionat te huaj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.